Xhaferi: Ligji për përdorimin e gjuhëve edhe në Gazetën Zyrtare (Foto)
Kryetari i Kuvendit të Maqedonisë përmes një statusi në faqen e tij në Facebook, ka njoftuar se Ligji për përdorimin e gjuhëve do të shpallet edhe në Gazetën Zyrtare dhe do të hyjë në fuqi.
“Ligji për përdorimin e gjuhëve edhe në Gazetën Zyrtare”, ka shkruar Xhaferi, zyrtarizimi i të cilit ka ardhur pas miratimit dhe shpalljes së amendamenteve për ndryshimet kushtetuese në Kuvend, njofton Telegrafi Maqedoni.
Ligji i gjuhëve, i cili pritet të avancojë përdorimin e gjuhës shqipe në Maqedoni, u miratua në mars të vitit të kaluar dhe nxiti debate dhe reagime të shumta tek opinioni në vend, madje ai nuk është dekretuar nga presidenti i shtetit Gjorge Ivanov.
Gjatë seancës në të cilën u miratua ky ligj, pati edhe një incident mes kryetarit të Kuvendit Talat Xhaferit dhe ish-kryeministrit Nikolla Gruevski.
Reagimet më të ashpra kanë qenë nga partia e tanishme opozitare maqedonase OBRM-PDUKM dhe presidenti i shtetit Gjorge Ivanov. Ata në vazhdimësi kanë thënë se ky ligj është në kundërshtim me Kushtetutën e vendit dhe cenon gjuhën maqedonase si të vetme zyrtare dhe të pranuar sipas tyre./Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëÇfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Anëtarësimi i Kosovës në KiE, cilat janë vendet skeptike që duan fillimisht asociacionin?
Kurti merr kundërpërgjigje për kritikat ndaj Prokurorisë Speciale
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë
AGK-ja dënon intimidimin publik të deputetit Dimal Basha ndaj gazetares së RTK-së
Drejtori i RTK-së: Gjuha e përdorur nga deputeti Dimal Basha, e papranueshme
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Më të lexuarat
"E pabesueshme, qesharake, absurde...", reagimet ndaj deklaratës së Borrellit, se mezi pret të punojë me qeverinë e re të Serbisë
Nuk pajtohet me Ancelottin, mbrojtësi i Real Madridit ka gjetur destinacionin e ri
Erdogan foli pas ndërprerjes së marrëdhënieve tregtare mes Turqisë dhe Izraelit
U përfol se u ndanë për të shpëtuar pasurinë, Bes Kallaku jep përgjigjjen përfundimtare
Çfarë pyetje u bëhen qytetarëve në diasporë për regjistrim?
Po shkëlqen te Borussia Dortmund, por është lojtar i Chelseat – Guardiola e do me çdo kusht te Man City