LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi: BDI vazhdon të qëndrojë në pozicionet e veta

Xhaferi: BDI vazhdon të qëndrojë në pozicionet e veta

Matematikat për krijimin e qeverisë së re po vazhdojnë ndërsa partitë fituese të zgjedhjeve të 11 dhjetorit duhet që deri të dielën të krijojnë qeverinë e re të Maqedonisë, shkruan Telegrafi Maqedoni.

Për këtë, është prononcuar edhe zyrtari i lartë i BDI-së dhe zv.kryeministri i Maqedonisë, Musa Xhaferi i cili ka thënë për zhurnal ”Qëllimi i BDI-së është që të formohet qeveria, e nëse kjo do ketë sukses do tregojnë ditët në vazhdim. Pritet që së shpejti të thirret kryesia qendrore e BDI-së ku anëtarët e kryesisë do të informohen lidhur me bisedimet që ka realizuar Ahmeti me Gruevskin dhe Zaevin. I gjithë presioni në këtë moment është fokusuar ndaj BDI-së sepse pa 10 deputetët tanë nuk mund të bëj qeverinë as OBRM-PDUKM e as LSDM, çelësi është tek ne” ka thënë Xhaferi./Telegrafi/