LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi-Baily-Thimonier: Maqedonisë i duhet politikë e përgjegjshme

Xhaferi-Baily-Thimonier: Maqedonisë i duhet politikë e përgjegjshme

Kryetari i sapozgjedhur i Kuvendit të Maqedonisë, Talat Xhaferi sot ka zhvilluar takime ndaras me ambasadorët e SHBA-së dhe Francës, Jess Baily dhe Christian Thimonier, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Diplomatët kanë uruar Talat Xhaferin për postin e ri dhe kanë vlerësuar si hap i parë i stabilizimit të politikës dhe situatës në Maqedoni.


Xhaferi i ka informuar për hapat e ardhshëm dhe se është shprehur se do të jetë i përgjegjshëm për të gjitha kompetencat që i ka.

Gjatë takimeve u shpreh se Maqedonisë i duhet vetëdije politike dhe përgjegjësi mbi raste të caktuara dhe në rast të gjendjes së provokuar. /Telegrafi/