LAJMI I FUNDIT:

Xhaferi, Apasievit: Ju jeni profesor i së drejtës romake, kurse na mbani leksione për të drejtën kushtetuese

Xhaferi, Apasievit: Ju jeni profesor i së drejtës romake, kurse na mbani leksione për të drejtën kushtetuese

Ju jeni profesor i së drejtës romake dhe këtu na mbani leksion për të drejtën kushtetuese. Ju duhet t’i mësoni studentët si të bëjnë dallimin, kështu i është përgjigjur kryetari i Kuvendit, Talat Xhaferi, deputetit dhe liderit të së “Majtës”, Dimitar Apasiev, pasi akuzohet se nuk ka të drejtë të jetë në kryesinë e BDI-së, sepse Kushtetuta ia ndalon.

Kryeparlamentari ka sqaruar se “Talat Xhaferi nuk ka asnjë problem kushtetues apo pengesë për të qenë anëtar i organeve të partisë sepse Xhaferi ka qenë anëtar i kryesisë së BDI-së që nga themelimi i BDI-së”.


“Xhaferi nuk mban postin e partisë si kryetar, nënkryetar apo sekretar i përgjithshëm. Nuk keni të drejtë të vendosni këtu”, i është përgjigjur Xhaferi, Apasievit.

Deputeti i së “Majtës” i kërkoi kryetarit të Kuvendit të japë dorëheqje nga posti partiak ose do të paraqitet raport në Komisionin për Antikorrupsion.

Në nenin 67 të Kushtetutës thuhet: “Funksioni i Kryetarit të Kuvendit është i papajtueshëm me kryerjen e një funksioni, profesioni apo funksioni tjetër publik në një parti politike”.

Njoftimi për shqyrtimin e pjesëmarrjes së kryeparlamentarit në kryesinë e BDI-së vjen pas mbledhjes së të shtunës të Këshillit Qendror të partisë, të cilën Xhaferi u largua para kohe pasi shprehu rezerva për disa vendime kadrovike dhe se propozimet e tij për anëtarë në organet udhëheqëse të partisë nuk u pranuar./Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Votoi pro Kosovës në Asamblenë Parlamentare të KiE-së, kërcënohet deputeti boshnjak

Lajme
Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Diskriminimi ndaj shqiptarëve në Serbi, Von Cramon dhe eurodeputetët e tjerë shprehin shqetësimin dhe kërkojnë veprime

Lugina
Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Numri i serbëve në Kosovë po zvogëlohet, por jo për shkak të “terrorit shqiptar”, Knaus: Pretendimet e tilla të Vuçiqit janë mashtrim

Lajme
Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Dokumentari i televizionit Rai 3, reagon Rama: Sulmohet Meloni duke hedhur baltë mbi Shqipërinë

Lajme
Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Gazetari britanik tregon nëse mund të ketë luftë në Kosovë dhe Bosnjë

Siguri
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Kalo në kategori