LAJMI I FUNDIT:

Xavi supozohet se ka pasur ‘konflikte’ me yllin e Barcelonës para largimit të tij

Xavi supozohet se ka pasur ‘konflikte’ me yllin e Barcelonës para largimit të tij

Shumë gjëra u thanë në Spanjë për komentet e Pedrit se Barcelona po stërvitet më mirë dhe më ndryshe nën urdhrat e Hansi Flick në krahasim me Xavi Hernandez, ku shumë njerëz e morën këtë si ‘sulm’ ndaj teknikut spanjoll.

Së fundmi u zbulua nga mediat spanjolle Cadena SER dhe Diario AS se mesfushori spanjoll ka pasur një ‘raport të ftohtë’ me Xavin kjo për shkak të gjendjes së tij fizike.

Pedri sezonin e kaluar vuajti shumë nga lëndimit dhe pothuajse asnjëherë nuk arriti që ta kap ritmin e plotë.


Gazetari Santi Ovalle ka pretenduar se arsyeja e këtij tensioni ishte për shkak se Pedri kishte menduar se Xavi po e nxiton rikthimin e tij në fushë.

Në të kaluarën po ashtu është bërë e ditur se Pedri kishte mendimin se Xavi i ka thënë drejtuesve të klubit se ai nuk është i paprekshëm dhe se është i gatshëm t’i ndajë rrugët me të për ofertën e duhur.

Sidoqoftë, tekniku katalanas më pas thuhet se kishte biseduar në mënyrë private me Pedrin për ta siguruar se kjo nuk është e vërtetë.

Këto raportime megjithatë nuk ishin të vetmet të cilat paralajmëruan se raporti mes tyre nuk ishte më i miri ashtu siç ka mundur e jetë drejt periudhës së fundit të Xavit si trajner i Barçës./Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Ndërron jetë njëri nga të plagosurit, dyshohet të jetë babai i të akuzuarit për vrasjen e boksierit kosovar

Boks
Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Reagon vëllai i Besar Nimanit pas sulmit ku mbetën tre persona të plagosur

Boks
Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Revolucioni në skuadrën e Manchester Cityt do të tronditë futbollin

Premier League
Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Neymar shpërfill Messin kur emëron 'mbretin' e vërtetë të futbollit

Ndërkombëtare
Fabrizio Romano thotë se Real Madridi do të bëjë vetëm një transferim në verë

Fabrizio Romano thotë se Real Madridi do të bëjë vetëm një transferim në verë

La Liga
Publikohet lista me 10 lojtarët më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

Publikohet lista me 10 lojtarët më të dobët në Ligën Premier këtë sezon

Premier League
Kalo në kategori