LAJMI I FUNDIT:

Xavi e pranon se Barca nuk mund ta transferojë Haalandin për shkak të situatës financiare

Xavi e pranon se Barca nuk mund ta transferojë Haalandin për shkak të situatës financiare
(Foto: Blaze Trends)

Trajneri i Barcelonës, Xavi Hernandez, ka pranuar se klubi i tij e ka të vështirë të konkurrojë me Manchester Cityn për nënshkrimin e Erling Haalandit për shkak të situatës financiare.

Sulmuesi i Borussia Dortmundit pritet të largohet nga Bundesliga këtë verë dhe është raportuar se gjatë kësaj jave do ta kompletojë transferimin te Citizens.

Blaugranët kanë qenë një nga destinacionet e përmendura për norvegjezin, mirëpo Xavi ka pranuar se situata ekonomike i ka nxjerrë nga gara katalunasit.


(Fotomontazh: The Mirror)

“Është shumë vështirë për shkak të situatës ekonomike. Nuk mund t’ju gënjej, ky është realiteti”.

Këtë javë pritet zyrtarizmi i Haalandit si lojtar i Cityt
Lexo po ashtu Këtë javë pritet zyrtarizmi i Haalandit si lojtar i Cityt

“Nuk dua të mos shfaq mosrespekt për projektet sportive të klubeve tjera. Ne nuk jemi klubi i vetëm me një projekt të mirë, City ka fituar shumë tituj dhe konkurron në nivelet më të larta”.

“Por, nëse ndodh ajo që ju thoni (Haaland nuk nënshkruan për Barcën, por për Cityn), atëherë kjo ndodh për shkak të çështjeve financiare”, është shprehur Xavi në një konferencë për shtyp. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

Kërkohen nga shumë klube evropiane - por Real Madridi i ka në dorë dy talentët e mëdhenj

La Liga
Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

Carlo Ancelotti mbeti i zemëruar kur ylli i Real Madridit u largua kundër dëshirës së tij

La Liga
Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Jose Mourinho flet për gjyqtarin slloven që e drejtoi ndeshjen Galatasaray-Fenerbahce

Ligat tjera
Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Ten Hag paralajmëron Amorim në intervistën e parë pas shkarkimit nga Man United

Premier League
Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Lille ia cakton çmimin kartonit të Edon Zhegrovës

Ligue 1
Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Buffon jep mendim për derbin Napoli- Inter, ndërsa befason se kë do të donte ta shihte kampion

Serie A
Kalo në kategori