Xabi Alonso shpjegon se sa e vështirë ishte ndalja e Lionel Messit kur ai luante si numër nëntë – në një video ai tregon se si arritën ta ndalnin
Xabi Alonso është kthyer të flas për duelet me Lionel Messi kur ai luante si një nëntë fals te Barcelona, ndërsa vet luante te Real Madridi.
Ish-mesfushori i Bayern Munich dhe Liverpool, tani 37 vjeç, i kaloi pesë vjet te Los Blancos dhe pati një detyrë të vështirë për të ndaluar superyllin argjentinas në El Clasicot e asaj kohe.
Alonso tani është menaxher i Real Sociedad B, ndërsa në një intervistë për ‘The Coaches’ Voice’, zbuloi pse tani kapiteni 32-vjeçar i Barcelonës ishte aq efektiv në atë pozicion.
Ai shpjegon: “Ai dikur ishte në këtë pozicion, si nëntë false”.
“Por Xavi më parë vinte këtu për të marrë topin dhe kur unë shkoja të bëja presion – në këtë hapësirë - Messi vinte në pozicionin ku isha unë, pas meje”.
“Dhe ata bëheshin dy kundër një, kundër meje, dhe [Sergio] Ramos vinte për të bërë presion te Messi, ku krijohej prapa kjo hapësirë e madhe dhe kur Messi merrte [topin], ai e përdorte për ta pasuar për te [David] Villa ose për Pedro në atë pozicion ku ishte hapësira”, tregon Alonso.
Why is the false 9 role so difficult to defend against? @XabiAlonso explains. pic.twitter.com/9nv3qDxEbs
— The Coaches' Voice (@CoachesVoice) October 8, 2019
Sipas Alonso, Madridi filloi të përshtatet me taktikat e Barcelonës nën drejtimin e Pep Guardiolas dhe zbuloi mënyrën më të mirë për ta ‘zotëruar’ Messin në fushë.
“Dhe kjo … kur filluam ta kontrollojmë më mirë këtë, unë nuk shkoja te Xavi, por do të qëndroja me Messin”.
“Ata kanë pasur më shumë kontroll, por nuk ishin aq të rrezikshëm”.
“Kur e kontrolluam pak më mirë atë situatë, unë mendoj se ne ishim më afër për të garuar me ta”, deklaroi Alonso. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëNga Rubrika
Borussia Dortmund i ka vendosur çmimin Jamie Gittens – ka interesim nga Chelsea dhe Bayern Munich
Agjenti i Bellingham synon ta bëjë anglezin lojtarin më të paguar te Real Madridi
Ferizaj dhe Prishtina e Re kompletojnë ekipet çerekfinaliste të Kupës së Kosovës
CAS merr vendim per ankesën e Rumanisë për ndeshjen me Kosovën
Man City do të tentojë transferimin e dy yjeve të Barcelonës në verë
Collina fshehu një sekret për 23 vjet: E theva rregullin qëllimisht në finalen e Kupës së Botës 2002
Michael Owen shpërfilli Ronaldon dhe Gerrardin kur emëroi 'lojtarin më të mirë' me të cilin ka luajtur
UEFA do t'i acarojë tifozët e futbollit me vendin ku do të zhvillohet finalja e Ligës së Kampionëve në vitin 2027
Mediat italiane kritikojnë pesë yjet e Milanit pas humbjes zhgënjyese ndaj Feyenoordit
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
A do të shihemi në Balkan eCommerce Summit 2025?
Ekskluzivisht në Telegrafi Deals – Nike REAX nga 101€ në 79.95€!
Çfarë do të thotë DeepSeek AI për marrëdhëniet e SHBA me Kinën?
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Më të lexuarat
Bëhet virale një video e Gjestit, ku i drejtohet me fjalor banal Eglit në dhomën e gjumit
"Disa njerëz u vranë këtu, brenda zyrës sonë": Zelensky zbulon se si u përpoqën ta vrisnin në pallatin presidencial
Kush shet më shumë çelik dhe alumin në SHBA dhe kush po përballet me tarifa?
Edhe një aksident me fatalitet në autostradën për Prizren
Gashi: LVV-ja tenton ta bëjë vetë qeverinë – nëse e bën me Listën Serbe, është vetëvrasje
Profesori nga Beogradi: Nëse krijohet Asociacioni për serbët në Kosovë, të bëhet edhe për shqiptarët në Serbi