LAJMI I FUNDIT:

Me Windows 11 ekrani i kaltër bëhet i zi

Me Windows 11 ekrani i kaltër bëhet i zi

Ekrani ‘famëkeq’ blu, kur shfaqet pasi keni problem me kompjuterin tuaj, dhe ju njofton se ju duhet ta ri-startoni atë, tash ka ngjyrë të re. 

Në Windows 11, ka shumë ndryshime të mëdha – dhe disa të vogla.


Njëri prej tyre është një ngjyrë e re, kur ju keni problem me pajisjen tuaj dhe ajo duhet të ri-startohet. Më herët kur ky mesazh shfaqej në ekran, prapavija e tij kishte ngjyrë blu, dhe tashmë ai vjen me ngjyrë të zezë. ‘Buzëqeshja e trishtuar’ ka qëndruar e njëjtë.

Është akoma e hapur nëse ekrani blu do të bëhet në të vërtetë një ekran i zi, sepse kjo akoma nuk është vendosur përfundimisht.

Është e mundur që kjo të jetë rishfaqur vetëm për versionin para-lëshimit të Windows 11.

Microsoft bëri diçka të ngjashme atëherë për fillimin e Windows 10. Në versionet para lëshimit, ekrani blu ishte i gjelbër. /Telegrafi/