Jack Wilshere e ka përkrahur ish-bashkëlojtarin e tij Aaron Ramsey në rrugën për tu bërë kapiten i Arsenalit.

Ramsey është në vitin e fundit të kontratës së tij me klubin londinez dhe gjatë verës pritet të largohet nga Emiratës si lojtar i lirë.


Megjithatë, ish-lojtari i Arsenalit, Wilshere mendon se Ramsey duhet të qëndroj dhe të bëhet kapiten i ardhshëm i klubi, pasi është që një kohë të gjatë pjesë e tij dhe e njeh ambientin.

"Ai [Ramsey] është i rritur për të qenë një lojtar i madh me Arsenalin. Ata mund të bëjnë dikë si ai. Ne e dimë se çfarë mund të bëjë për klubin", ka thënë fillimisht Wilshere për Islington Gazette.

Wilshere Ramsey Wilshere dhe Ramsey kanë luajtur shumë së bashku te Arsenali (Photo by Clive Mason/Getty Images/Guliver)

"Për mua ai është kapiten i ardhshëm i Arsenalit. E di se ai e do klubin".

"Është e vështirë për mua të komentoj, sepse nuk jam aty, por e di se ai është një lojtar i mrekullueshëm - nëse do të isha unë, e di që do ta dëshiroja ta mbante".

"Ai është një djalë i madh që ki afër. Ai ka qenë në klub kaq gjatë dhe e di atë çfarë ka brenda. Shikoni se çfarë ka bërë për klubin".

"Ne shkuam në ekipin e parë në të njëjtin vit. Ai erdhi nga Cardiff, ndërsa unë erdha nga ekipi i të rinjve", përfundoi mesfushori anglez. /Telegrafi/

telegrafi sport app