Wilfred Ndidi e komenton gabimin te goli i Chelseat

315:"LONDON, ENGLAND - AUGUST 18: Mason Mount of Chelsea tackles Onyinye Wilfred Ndidi of Leicester City and goes on to score his team's first goal during the Premier League match between Chelsea FC and Leicester City at Stamford Bridge on August 18, 2019 in London, United Kingdom. (Photo by Michael Regan/Getty Images) 12:"Getty Images
Wilfred Ndidi ishte protagonisti kryesor i takimit ndërmjet Chelseat dhe Leicester Cityt që përfundoi me rezultat të barabartë (1-1).
Fillimisht, ai gaboi rëndë në minutën e shtatë kur Mason Mount ia rrëmbeu topin dhe e shënoi golin e epërsisë për Chelsean.
Mirëpo, në gjysmën e dytë, mesfushori 22 vjeçar e përmirësoi gabimin e tij duke e shënuar golin e barazimit në minutën e 67-të.
"Është diçka që përpiqem të mos e mendoj, mirëpo vazhdon të më kthehet në mendje. Nuk e dija se ishte aty".
"Është një ndjenjë e përzier pasi e shënova golin e barazimit. Luajtëm shumë mirë në gjysmën e dytë dhe do të përpiqemi të vazhdojmë të luajmë mirë në ndeshjen e radhës", është shprehur Ndidi pas takimit. /Telegrafi/

Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Deals




















































