LAJMI I FUNDIT:

Wilder merr vendimin e madh, aktivizon klauzolën dhe do të përballet përsëri me Furyn – Data, muaji dhe vendi ku do të zhvillohet trilogjia

Wilder merr vendimin e madh, aktivizon klauzolën dhe do të përballet përsëri me Furyn – Data, muaji dhe vendi ku do të zhvillohet trilogjia
Deontay Wilder dhe Tyson Fury (Foto: Kevork Djansezian/Getty Images/Guliver)

Dontay Wilder nuk ka pritur më shumë se një javë për ta aktivizuar klauzolën që i mundëson një tjetër përballje ndaj Tyson Furyt.

Boksieri britanik kishte triumfuar një javë më parë në Las Vegas duke marrë titullin kampion bote në WBC.

E në kontratën e dy boksierëve ishte paraparë që humbësi ka të drejtë ta aktivizojë brenda 30 ditëve një klauzolë e cila ia mundëson trilogjinë.


Deontay Wilder (Foto: Bello/Getty Images/Guliver)

Kjo është konfirmuar nga dy promotorët Bob Arum dhe Frank Warren se tanimë Wilder e ka aktivizuar klauzolën, por që ende nuk ka dalë zyrtarisht.

“Deontay e ka aktivizuar klauzolën, por kjo ende nuk është zyrtarizuar. Megjithatë trilogjia do të ndodh”, ka deklaruar Warren.

Fury-Wilder, trilogjia do të ndodh – Bob Arum tregon muajin dhe vendin e zhvillimit të meçit
Lexo po ashtu Fury-Wilder, trilogjia do të ndodh – Bob Arum tregon muajin dhe vendin e zhvillimit të meçit

Warren ka thënë se dëshironte që meçi i tretë të zhvillohet në Angli, por një gjë e tillë nuk do të ndodh.

Vendi ku do të zhvillohet trilogjia është Allegiant Stadium në Nevada të Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Tyson Fury dhe Deontay Wilder. (Photo by Al Bello/Getty Images)

Ky stadium ka një kapacitet prej 72 mijë ulëseve dhe pritet që të thyhet rekordi nga shitja e biletave.

Trilogjia Wilder-Fury pritet të zhvillohet me 18 korrik të këtij viti me amerikanin që ka premtuar se do të bëjë çmos për ta kthyer titullin në duart e tij. /Telegrafi/

Në trend Sport

Më shumë
Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Xavi kandidat i fortë për të marrë drejtimin e gjigantit anglez sezonin e ardhshëm

Premier League
Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

Ish-lojtari i Barcelonës e thotë hapur: Real Madridi është ekipi më i mirë në botë

La Liga
Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Barcelona ia ofron pesë klubeve mundësinë për të nënshkruar me De Jong

Ndërkombëtare
Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Chelsea përgatitë ofertë për transferimin e sulmuesit të Barcelonës në verë

Premier League
Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Njihuni me lojtarin i cili ishte shumë afër kalimit tek Man Utd, por u qëllua me armë në kokë

Premier League
Gaboi rëndë në Klinë, gjyqtari Mervan Bejtullahu kërkon falje publike

Gaboi rëndë në Klinë, gjyqtari Mervan Bejtullahu kërkon falje publike

Superliga
Kalo në kategori