LAJMI I FUNDIT:

WhatsApp po sjell një super veçori të re

WhatsApp po sjell një super veçori të re

WhatsApp thuhet se po lanson një veçori të re të fokusuar në privatësi për anëtarët e komunitetit.

Funksionaliteti i ri që u tha më parë se ishte në testim, do t’i lejonte përdoruesit të fshehin numrat e tyre të telefonit kur i bashkohen ndonjë grupi, transmeton Telegrafi.


Funksioni i quajtur “privacy number of phone”, thuhet se është i disponueshëm për të gjithë testuesit beta të Android dhe iOS.

Me këtë, përdoruesit mund të marrin pjesë në biseda dhe të tregojnë reagimet e tyre ndaj mesazheve duke fshehur emrat dhe numrat e tyre të telefonit nga anëtarët e tjerë të komunitetit.

Aplikacioni në pronësi të Meta-s nuk e ka bërë të ditur zyrtarisht se kur synon të bëjë funksionin të disponueshëm për të gjithë përdoruesit. /Telegrafi/