LAJMI I FUNDIT:

WhatsApp po punon për një veçori të re

WhatsApp po punon për një veçori të re

WhatsApp, platforma e mesazheve e Meta-s, thuhet se po punon për një veçori të re që do t’i lejojë përdoruesit të dërgojnë ’emoji’ të animuar.

Veçoria është parë në zhvillim në versionin më të fundit beta të desktopit të kësaj platforme, transmeton Telegrafi.


Emoji-t e animuar aktualisht janë parë në shërbimet e mesazheve si Telegram dhe Slack dhe ofrojnë një përvojë më të pasur bisede në këto platforma.

WhatsApp po punon gjithashtu për të shtuar të njëjtën veçori në një përditësim të ardhshëm të WhatsApp beta për iOS dhe Android, sipas një gjurmuesi të veçorive. Aplikacioni aktualisht i lejon përdoruesit të dërgojnë emoj-i standard statik së bashku me ‘stickers’  dhe GIF.

Sipas një raporti nga gjurmuesi i veçorive i WhatsApp, WABetaInfo, shërbimi po punon në shtimin e mbështetjes për ’emoji’ të rinj të animuar. /Telegrafi/