Arsene Wenger ka fjalë të mira për mesfushorin Granit Xhaka.

Trajneri francez ka folur rreth paraqitjeve të mesfushorit shqiptar, i cili sipas francezit është përshtatur shumë shpejt te skuadra londineze.


“Xhaka bën prekje të mira të topit. Është i qetë dhe pasimet i ka të sakta. Luan me këmbë të majtë, por edhe me të djathtën”, tha Wenger.

“Është i mirë me topin, dëshiron topin, dhe është përshtatur shumë shpejtë”, shtoi për fund francezi.

Arsenal triumfoi si mysafirë i Watfordit të Valon Behramit me rezultat 3-1. /Telegrafi/

telegrafi sport app