LAJMI I FUNDIT:

Web Summit në Lisbonë – ambasada u bënë thirrje për pjesëmarrje kompanive kosovare që veprojnë në fushën e teknologjisë informative

Web Summit në Lisbonë – ambasada u bënë thirrje për pjesëmarrje kompanive kosovare që veprojnë në fushën e teknologjisë informative

Ambasada e Kosovës në Lisbonë u ka bërë thirrje kompanive nga Kosova që veprojnë në fushën e teknologjisë informative, që të marrin pjesë në edicionin e radhës të Web Summit i cili do të mbahet në Lisbonë.

Edicioni i radhës i Web Summit-it, i cili tash e sa vite mbahet rregullisht në Lisbonë, këtë vit do të organizohet nga 1 nëntor 2022 deri më 4 nëntor 2022.


“Kriteret për të vlerësuar aplikacionet për programet e Web Summit-it për Start up kompani:

-Në kohën e aplikimit, Start up kompani duhet, të paktën, të jetë e lansuar dhe të funksionojë me uebfaqen e vetë.
-Start up kompania duhet të ketë një markë (brand) të zhvilluar – të paktën një logo në formatin EPS.
-Start up kompania duhet të ketë produktin e vetë unik softuerik ose zgjidhjet e veta softuerike unike, ose duhet të jetë duke punuar në pajisjet e veta harduerike (connected hardware device)
-Konsulencat, agjencitë, zhvilluesit, agjencitë e marketingut/reklamimit dhe kompanitë publike NUK do të pranohen.
-Start up kompanitë duhet të jenë kompani të pavarura dhe jo degë apo nënkompani të një organizate më të madhe”, thuhet në njoftimin e ambasadës.

Kompanitë e interesuara, të cilat përmbushin kriteret e parashtruara nga Web Summit-i, për njërin nga Programet Alpha, Beta ose Growth, kanë afat të shprehin interesimin për pjesëmarrje deri më 15.06.2022.

Njoftimi i plotë:

Ambasada e Republikës së Kosovës në Lisbonë, në bashkëpunim me Web Summit kanë nderin që të njoftojnë kompanitë e interesuara nga Republika e Kosovës, të cilat veprojnë në fushën e teknologjisë informative (software/hardware development) në Kosovë, për tri programe të hapura për pjesëmarrje në edicionin e radhës të Web Summit – WS2022, në Lisbonë.
Edicioni i radhës i Web Summit-it, i cili tash e sa vite mbahet rregullisht në Lisbonë, këtë vit do të organizohet nga 1 nëntor 2022 deri më 4 nëntor 2022.

Kriteret për të vlerësuar aplikacionet për programet e Web Summit-it për Start up kompani:

* Në kohën e aplikimit, Start up kompani duhet, të paktën, të jetë e lansuar dhe të funksionojë me uebfaqen e vetë.
*Start up kompania duhet të ketë një markë (brand) të zhvilluar – të paktën një logo në formatin EPS.
*Start up kompania duhet të ketë produktin e vetë unik softuerik ose zgjidhjet e veta softuerike unike, ose duhet të jetë duke punuar në pajisjet e veta harduerike (connected hardware device)
*Konsulencat, agjencitë, zhvilluesit, agjencitë e marketingut/reklamimit dhe kompanitë publike NUK do të pranohen.
*Start up kompanitë duhet të jenë kompani të pavarura dhe jo degë apo nënkompani të një organizate më të madhe.

Kategoritë e Start up kompanive:

Web Summit-i i ndan Start up-et në 3 kategori të ndryshme, bazuar në nivelin e tyre të rritjes në momentin e aplikimit.
Programi ALPHA – kompanitë pre-seed
Programi BETA – kompanitë seed dhe pre-series A
Programi GROWTH – kompanitë e serisë A+
Çfarë përfshin pjesëmarrja në këto programe?

Tre bileta për në Web Summit, duke ju dhënë juve dhe ekipit tuaj qasje në eventin e plotë të këtij edicioni.

1. Hapësirë ekspozimi (të kompanisë dhe produktit tuaj) për një ditë në event.
2. Qasje në aktivitetet e Web Summit-it, specifikisht për Start up kompani.
3. Mundësi për të aplikuar për garën me famë botërore, PITCH të Web Summit-it si dhe në Start up Showcase.
4. Qasja në Web Summit app për celular dhe në ueb faqe, për të ndërtuar lidhjet (networking) para dhe gjatë ngjarjes dhe për të aranzhuar orarin tuaj të takimeve.
6. Një Start up success manager individual (për kompani), për t’ju ndihmuar me përgatitjet tuaja para eventit.

Kompanitë e interesuara, të cilat përmbushin kriteret e parashtruara nga Web Summit-i, për njërin nga Programet Alpha, Beta ose Growth, kanë afat të shprehin interesimin për pjesëmarrje deri më 15.06.2022 në emailin: dren.terziqi@rks-gov.net.

Në email, përpos shprehjes së interesimit për pjesëmarrje, kërkohet që kompanitë të dërgojnë një përshkrim të shkurtër të aktivitetit të tyre si dhe produktit me të cilin dëshirojnë të marrin pjesë/prezantojnë në Web Summit.

Të gjitha kompanitë të cilat cilësohet se përmbushin kriteret, do ftohen në videocall/intervistë nga Web Summit-i, ku do të kalojnë fazën finale të përzgjedhjes nga stafi i Web Summit. /Telegrafi/

Në trend Teknologji

Më shumë
Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Ndodhi 19 vite më parë, kjo është videoja e parë që është postuar në YouTube

Teknologji
Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Musk rivalizon YouTube, X lanson aplikacionin për video që funksionon në të gjitha pajisjet

Teknologji
Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Çfarë parashikohet me ndalimin e TikTok në SHBA dhe cilat vende mund të ndjekin një shembull të tillë?

Teknologji
CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA:

CEO i TikTok pret të mposht ndalimin në SHBA: "Ne nuk do të shkojmë askund"

Teknologji
Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Senati amerikan miraton projektligjin që ndalon TikTokun në SHBA, Biden i gatshëm ta nënshkruaj sapo t’i arrijë në tavolinë

Teknologji
Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Si robotët po marrin përsipër punën e magazinës

Teknologji
Kalo në kategori