LAJMI I FUNDIT:

“Web Summit-i” në Doha, Osmani: Mundësi të pafundme për sektorin e ICT-së

“Web Summit-i” në Doha, Osmani: Mundësi të pafundme për sektorin e ICT-së

Presidentja e vendit, Vjosa Osmani ka bërë të ditur se ndodhen në Doha të Katarit në Web Summitin për ICT-në.

Osmani në një postim shkruan se ky samit është një mundësi e pafundme për sektorin e ICT-së.


“Fuqizim, lidhje dhe mundësi të pafundme për sektorin e ICT-së nga vendi ynë, në WEB SUMMIT në Doha, Katar. Jemi bashkë me kompanitë e ICT-së dhe të rinjtë nga Kosova të cilët i kemi ftuar të jenë pjesë e delegacionit tonë për herë të dytë në këta tre muaj”, shkruan presidentja. /Telegrafi/