“Mund t’i fitojmë tre tituj në këtë stinor... Dëshirojmë t’i marrim të gjitha”, ka shkruar ndër të tjera Waller 25 vjeçar në rrjetin Facebook. Fundori Tay Waller në pjesën e parë të garave ishte ndër basketbollistët më të dalluar, kurse shënimet për 3 pikë ishin “specialitet” i tij.

Sigal Prishtina tashmë ka filluar përgatitjet për ndeshjen e radhë të cilën me 15 janar e zhvillon kundër Levskit në Sofje të Bullgarisë në kuadër të Ligën Ballkanike. Levski që është nënkampion i Ligën Ballkanike renditet në pozitën e katërt dhe ka 11 pikë, një më pak se Sigal Prishtina, pasi ka shënuar 4 fitore dhe ka pësuar 3 humbje. /Zëri/Telegrafi/ 

telegrafi sport app