LAJMI I FUNDIT:

Walker: Vuçiq të mos përdorë raportet me Rusinë për t’i çuar gjërat prapa

Walker: Vuçiq të mos përdorë raportet me Rusinë për t’i çuar gjërat prapa

Ambasadori amerikan William Walker thotë se presidenti serb Aleksandar Vuçiq duhet të mos i përdorë marrëdhëniet me Rusinë për t’i çuar gjërat prapa në raport me Kosovën, pasi ka rritur provokimet në veri të vendit, duke vendosur edhe barrikada në dhjetor të vitit që lamë pas.

Ai konsideron se faktori ndërkombëtar duhet të dënojë edhe qasjen e Serbisë karshi luftës në Ukrainë, për t’u ulur në “dy karrige”.


Walker thotë se Vuçiq jeton sikur të ishte në periudhën para 1999-ës.

Ai thekson se roli i tij duhet të jetë demokratik, dhe jo ai që ka qenë si anëtar i qeverisë së kasapit të Ballkanit, Slobodan Millosheviq.

“Unë nuk jam një admirues i presidentit Vuçiq, as ai nuk është një admirues i imi, dëgjoj se ai vazhdon të flasë për ambasadorin Walker të vitit 1999, dhe ‘gënjeshtrat’. Ajo që ndodhi në ’99 është histori, sot kemi të bëjmë me botën reale, Kosova është një vend i vërtetë, ka një popullsi, ka shumë jo vetëm disa, por të gjitha gjërat që duhet të ketë një vend demokratik, për z. Vuçiq të përpiqet të negociojë, dhe të kthehet në vitet para 1999, padyshim që nuk pajtohem me këtë. Vuçiq gjatë luftës këtu ka qenë anëtar i qeverisë në Beograd, i qeverisë së Sllobodan Millosheviqit. Pra, ju e dini, ai dhe unë nuk mendojmë njësoj, por do të shpresoja që ai të pranojë të kuptojë realitetin e situatës aktuale dhe të mos përdorë marrëdhëniet e Serbisë me Rusinë apo me dikë tjetër për t’i çuar gjërat prapa”, thotë Walker, në intervistë për KosovaPress.

Serbia është i vetmi vend në Ballkan që nuk ka dënuar luftën pushtuese të Rusisë në Ukrainë, dhe as nuk i ka vendosur sanksione asaj, duke tentuar të ulet “në dy karrige”.

Sipas ambasadorit Walker, faktori ndërkombëtar do të duhej të dënonte një qasje të tillë të Serbisë.

“Po, mendoj se duhet të jemi kritikë. Ajo që po ndodh në Ukrainë është padyshim e tmerrshme. Kjo tregon qartë se Rusia është shumë agresive nën pushtetin e z. Putin. Unë mendoj se Ukraina i ka treguar botës se një populli nuk i pëlqen të pushtohet, dhe shqetësohem se ka ngjashmëri mes asaj që po ndodh sot në Ukrainë dhe asaj që Kosova mund të përballet me kundrejt Serbisë… Serbia në ‘dy karrige’? Mirë, pastë fat, pastë fat. Shumë e vështirë për t’u bërë, veçanërisht sot me atë që po ndodh në Ukrainë. Fat i pamundur. Ajo që po ndodh atje është diçka për të cilën Rusia duhet dënuar, Putini duhet të mbahet përgjegjës, siç mendoj Millosheviqi dhe tani Vuçiq nuk kanë treguar se ata vërtet po mendojnë të jenë fqinj i mirë i Kosovës dhe të mos luajnë mes Rusisë dhe Evropës. Jo, kjo nuk është mirë”, thotë ambasadori Walker.

Walker thotë po ashtu se një qasje e tillë e Serbisë nuk do të jetë e dobishme për sa i përket negociatave./kp/

Në trend Lajme

Më shumë
Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Kryeministri tha se marrëveshja e 2015-ës me Serbinë shkel Kushtetutën, reagon Mustafa: Është sajesë dhe gënjeshtër e Kurtit

Lajme
Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Çka po synon Serbia me testimin e armëve në kufi me Kosovën, flasin ish-ushtarakët

Siguri
Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Vuçiq e quan “hipokrit” reagimin e ndërkombëtarëve për ndalimin e qytetarëve të Kosovës

Lajme
Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për

Policia kërkon ndihmë për identifikim e dy të dyshuarve për "shpërdorim të pasurisë së huaj"

Kronika e Zezë
Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Marrëveshja mes Kosovës e Serbisë, Kurti: Në këtë 11-vjetor shteti serb në Peshter të Sanxhakut do të lansojë ushtrime me dronë luftarakë kamikazë

Lajme
​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

​Kurti ironizon me ushtrimet e ushtrisë serbe: Paraqesin ndotje të ajrit e tokës

Siguri
Kalo në kategori