Ambasadori William Volker ka bërë bashkë përfaqësuesit e partive opozitare, për t’i bindur ata për një koalicion të përbashkët për zgjedhjet e 11 qershorit.
Pjesë e këtij takimi ishin përfaqësues të Lëvizjes Vetëvendosje, të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Aleancës Kosovare e Re dhe Nismës për Kosovën.
Walker ka thënë se beson fuqishëm se këto parti janë të duhura për Kosovën dhe beson fuqishëm në ndryshimet që do t’i sjellin popullit.
“Ishte një takim shumë miqësor. Biseduam për shumë çështje, përfshirë edhe koalicionet e mundshme. Besoj tani për tani këta janë njerëzit që i duhen Kosovës”, ka thënë Wolker
Se agjendë e këtij takimi ishte diskutimi për koalicion, këtë e ka konfirmuar edhe presidenti i AKR-së, Behgjet Pacolli i cili tha se nuk është arritur asgjë nga ky takim, pasi ishte vonë dhe se shumica e partive e kishin dakorduar për listën e tyre për deputetë. Ai shtoi se ekziston mundësia që pas zgjedhjeve këto parti të bëhen bashkë. /Tribuna/Klan Kosova/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251