LAJMI I FUNDIT:

Walker: E admiroj qëndrimin e Haradinajt për taksën

Walker: E admiroj qëndrimin e Haradinajt për taksën

Ish-ambasadori i OSBE-së në Kosovë, William Walker, ka thënë se sa herë që vjen në Kosovë e gjen gjithmonë një temë aktuale që e ndan opinionin në dysh.

“Gjithmonë është një çështje e re që duhet të flasim. Herën e fundit kishte të bëjë me çështjen e shënjimit të kufirit me Malin e Zi por tani nuk kam dëgjuar asgjë për këtë temë… 100 % të bisedave këtë herë kanë të bëjnë me taksën për mallrat që hyjnë nga Serbia”, tha diplomati amerikan në Info Magazine të Klan Kosovës.


Ai ka thënë se edhe nëse marrëveshja finale me Serbinë nuk arrihet tani kjo nuk i ndryshon marrëdhëniet mes Kosovës dhe Serbisë.

“E kam lexuar një artikull në shtypin amerikan që thotë se Ambasada Amerikane e ka dhënë një deklaratë që kjo mund të ndryshojë marrëdhëniet tona, mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës… Shpresoj që kjo nuk është realiteti. Nëse marrëveshja nuk arrihet nesër me një tekst të tanishëm nuk mendoj se është fundi i procesit… Nuk mendoj se një gjë e tillë do të ndikonte në marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, tha ai.

Kur ka folur për taksën 100 % ndaj produkteve me origjinë nga Serbia dhe Bosnja e Hercegovina, William Walker ka thënë se e admiron qëndrimin e Ramush Haradinajt.

“Kur më shtrojnë pyetjen për taksën 100%, e kuptoj se ishte e rëndësishme për kryeministrin tuaj [Ramush Haradinaj]… 100 % taksë – për dikë që nuk e di fare përse është vendosur kjo taksë duket goxha ekstravagante dhe e lartë por sa e kuptoj unë pse Ramush Haradinaj e ka vënë këtë taksë, përse ka thënë cilat janë kushtet që ai ta tërheqë taksën, mendoj se nevoja që Serbia ta njohë Kosovën është shumë e rëndësishme dhe që asnjë marrëveshje për paqe pa atë çështje që të jetë plotësisht solide dhe konkrete nuk ka asnjë vlerë, as sa letra në të cilën shkruhet”.

“Prandaj e admiroj Ramushin [Haradinaj] që e ka marrë këtë qëndrim që e ka marrë”.

Madje, Walker ka deklaruar se nuk e beson se taksa 100 % mund të prishë marrëdhëniet mes Kosovës dhe Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

“Mendoj se nëse e mban këtë qëndrim nuk mendoj se do të ketë probleme të menjëhershme me BE-në dhe hisedarët e tjerë, pra palët e tjera të interesit… Mund të ketë një efekt momental në Ambasadën Amerikane ose Britanike”, tha Walker.

Në trend Lajme

Më shumë
U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

U tregua e ashpër ndaj Vuçiqit në Këshill të Sigurimit - reagime të shumta në mbështetje të përfaqësues së Maltës

Lajme
Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Joseph: Supriza e KS-së ishte se Kosova dhe Rusia u pajtuan për rëndësinë e fushatës ajrore të NATO-s, Putin e ka hedhur Serbinë nën autobus

Lajme
Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Këshilli i Etikës rekomandon pezullimin e punës së Xhevat Krasniqit nën dyshimin për ngacmim seksual

Lajme
Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Parlamenti Evropian miraton heqjen e vizave për shtetasit e Kosovës që kanë pasaporta të Serbisë

Lajme
Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Një shqiptar humb jetën në një aksident trafiku në Itali

Kronika e Zezë
BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

BE-së i kërkohet largimi i masave sanksionuese ndaj Kosovës, analistët tregojnë se çfarë ndodhë pas procesit që dështoi në veri

Mirjeta Hajzeraj
Kalo në kategori