"Në Kosovë të gjitha bashkësitë, përfshi dhe pakicën serbe kanë interes jetik për punën e OSBE-së, që përfshin mbrojtjen e pakicave dhe ndërtimin e institucioneve", ka thënë euro-komisionerja Benita Ferrero-Waldner.

Më tej ajo ka shtuar se Bashkimi Evropian nuk pret ndonjë "veprim ekstrem" nga ana e Serbisë pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës. /REL/