Volkswagen ka shitur më shumë se 21 milionë nga modelet e saj universalisht të njohura Beetle, por një model bie në sy.

Një ekzemplar unik nga Kalifornia e vitit 1969 u shit në ankand për 335,000 dollarë , çmimi më i lartë i arritur ndonjëherë për një Beetle, dhe ndoshta për çdo Volkswagen.


Brendësia e modelit ofron një komoditet që shumica e shoferëve do ta ëndërronin.

Vetura shkaktoi sensacion të vërtetë në debutimin e saj në Panairin e Automobilave në Los Angeles, dhe më vonë fitoi popullaritet të madh edhe në Hollywood.

Në fillim të ankandit, priteshin oferta më të ulëta.

Megjithatë, koleksionistët dhe entuziastët e kanë rritur çmimin shumë përtej të gjitha pritjeve.

Kështu, projekti luksoz u bë një kuriozitet automobilistik dhe deri më sot mbetet VW më i shtrenjtë në botë. /Telegrafi/