LAJMI I FUNDIT:

VV: PDK e dëshmoi se frikësohet nga debati me VV-në

VV: PDK e dëshmoi se frikësohet nga debati me VV-në

Zëdhënësja e Lëvizjes Vetëvendosje (VV),Tinka Kurti ka theksuar se i kanë demantuar sot pretendimet se partia e saj nuk guxon të dalë në debate përballë Partisë Demokratike të Kosovës (PDK). 

Kurti në profilin e saj në Facebook ka shkruar se “Blerand Stavileci i paraparë qysh prej dje që të marrë pjesë sonte në debat (Rubikon) e ka anulu pjesëmarrjen me ta kuptuar që do ta ketë përballë Glauk Konjufcën”.


“Blerand Stavileci e Blerta Deliu, para dy ditësh pretenduan se u frikësohemi me dalë me ta në debat. Paramendojeni. Dhe si çdo shpifje (e tyre) që nuk ka qëndrueshmëri e konsistencë, kjo u demantua menjëherë”, ka shkruar Kurti.

Sipas saj, “PDK-ja ka tri vjet që nuk ballafaqohet me përfaqësuesit e Lëvizjes në emisione pasi të gjitha debatet i humb, se përfaqësuesit e Lëvizjes janë në anën e së vërtetës”.

“PDK nuk ka strategji mediale. Ka fushatë shpifjesh e këto për nga natyra nuk kanë jetëgjatësi”, ka shkruar Kurti./Telegrafi/