LAJMI I FUNDIT:

VV: Ahmeti përmbushi vetëm 18 nga 100 premtimet, Prishtina në stagnim total

VV: Ahmeti përmbushi vetëm 18 nga 100 premtimet, Prishtina në stagnim total

Qendra e Lëvizjes në Prishtinë ka mbajtur konferencë për medie në lidhje me mospërmbushjen e premtimeve nga kryetari Shpend Ahmeti.

Yll Rugova, nga VV-ja, tha se nga 100 premtimet e fushatës zgjedhore janë realizuar vetëm 18 prej tyre. Sipas tij, Prishtina është në stagnim total.


“Nga 100 premtimet e fundit që janë dhënë vetëm 18 janë realizuar. Shqetësuese është edhe kësaj ja shtojmë që edhe buxheti ka tepruar, kjo ka treguar se në çfarë gjendje jemi sot pa parkingje, pa shkolla pa çerdhe, pa trotuare e pa autobusët e rinj e tepër pak investimet që nevojiten për një shtet normal”, u shpreh ai.

Rugova tha se as policia nuk është funksionalizuar, prandaj thotë se urgjent kryetari Ahmeti duhet të merret me këto çështje.

“As policia e qytetit nuk është funksionalizuar. Në mungese të parkingjeve veturat po parkohen në trotuare. Makinat s’po i largon askush. Po na cenon edhe ajrin. As autobusët s’mund të qarkullojnë si duhet”, tha ai.

Për parking Prishtina, Rugova tha se ka një paqartësi ngase as drejtori ende nuk është zgjedhur.

“Ka një lloj paqartësie, s’ka arrit as drejtorin ta zgjedh. Për një periudhë të gjatë edhe ekspertë ndërkombëtarë nuk janë lejuar të shohin aplikimet”, tha ai.

Leonora Shabani-Bajraktari asambliste në Komunën e Prishtinës, se tha se Komuna ka lënë fëmijët mbrapa pa një arsim të mirëfilltë.Sipas saj, premtimet për katër shkollat kanë mbetur në letër. Ajo tha më tej se Prishtinës i duhen çerdhe të reja.

“Komuna fëmijët tonë i kanë lënë mbrapa pa një arsim të mirëfilltë. Katër shkollat e premtuara në lagjen ‘Mati 1’, ‘Kalabri’, ‘Sofali’ dhe ‘Vetërnik’ ende mbesin premtime në letër.

Për tri vjet mandat as që kanë filluar”.“Prishtinës i duhen çerdhe të reja. Çfarë ndodhi me premtimin e çerdhes në Bardhosh dhe Kolovicë.  Fëmijët tanë kanë nevojë të nisin mësimin. Ky kryetar ka dështuar, s’ka cilësi, ka varfërim në shujtën ditore. Prishtinës i duhet dinjitet”, u shpreh ajo./EO/

Në trend Lajme

Më shumë
Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Ngacmimet seksuale, Salihaj: Në vitet e 70-a profesorët e UP-së kishin shtretër nëpër kabinetet e tyre

Arsim
Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Suspendimi i profesorit Krasniqi pas akuzave për ngacmim seksual, dekani i Fakultetit të Edukimit tregon detaje të vendimit

Arsim
Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Në sy të mbesës 8-vjeçare, çifti i të moshuarve nga Kosova arrestohen sapo zbresin në Gjermani

Lajme
Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Gjatë një operacioni policor në Prishtinë e Gjilan, gjenden dy bunkerë dhe armë zjarri

Kronika e Zezë
“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

“Ka vetu, e ka bo Zoti dritë dhe e kom pa atë njeri”, thotë dëshmitarja për vrasjen e trefishtë në Gllogjan

Drejtësi
Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Ekspertja e Këshillit të Evropës kritikon Komisionin parlamentar lidhur me Projektligjin për KPM-në

Lajme
Kalo në kategori