LAJMI I FUNDIT:

I vunë eksploziv pranë shtëpisë, flet pronari në Vlorë: S’kam pasur dhe as nuk kam konflikte me askënd

I vunë eksploziv pranë shtëpisë, flet pronari në Vlorë: S’kam pasur dhe as nuk kam konflikte me askënd

Tahsim Banushi është 69-vjeçari të cilit i kanë vënë tritol pranë shtëpisë në orët e para të mëngjesit.

Pronari i banesës ku u vendos lënda plasëse është shprehur se nuk ka pasur dhe nuk ka asnjë konflikt me askënd, si vetë ai ashtu dhe fëmijët e tij.


Ai tregon momentet e shpërthimit: “Në tre pa çerek dëgjojmë një krismë, një zhurmë dinamiti, po ngrihemi edhe ‘obobo tërmet’, i them gruas, edhe dola. Dal shikoj edhe s’kishte asgjë. Dolën gjitonët, folën me njëri tjetrin, ndodhi tek unë ndodhi tek tjetri, asnjëri nuk kishte, marr projektorin ngjitem në soletë thash mos ma hodhi njeri, kontrolloj s’kishte gjë. I them: ‘Grua nuk ka gjë. Kur dola te dera thash ‘o grua po kjo qenka dasma jonë’ ”.

I pyetur nëse ka pasur ndonjë konflikt të mëparshëm Tahsim Banushi përgjigjet: “Nuk më shkon mendja tek njeri. Dikush mund të më ketë ndonjë borxh por jo njeriut, d.m.th ndonjë borxh leku se unë kam punuar kasap, mund t’i kem dhënë ndonjë kile mish dhe s’më kanë dhënë paratë”.

Më tej ai shtoi: “Unë jetoj vetëm me gruan, fëmijët i kam të shpërndarë. Dhe djali dhe vajza jetojnë këtu, dy djem i kam jashtë. I kam fëmijë të rregullt. Policia më pyeti nëse kam pasur ndonjë konflikt”. /TCH/ Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Buleshkaj: Vitin e kaluar jemi njoftuar për një politikan që i ka pasë 5 milionë euro në një bankë në Zvicer

Lajme
“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

“E çela vrimën në mur, i preva tre palë tela dhe ika arave deri në Lipjan”- Arratisja e Faton Hajrizit nga Bondsteel-i dhe Burgu i Pejës

Siguri
Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Server: Qeveria e re e Serbisë me bashkëpunëtorë të sulmit terrorist të Banjskës

Lajme
Knaus

Knaus "godet" sërish: Kushtëzimi i anëtarësimit të Kosovës në KiE me krijimin e Asociacionit pamundëson realizimin e të dyjave

Lajme
Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Fruti i pasionit mbillet në Shkodër - Familja Ndoja nga 1 dynym, sot mbjell 15 hektarë

Lajme
Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Konjufca i zhgënjyer me BE-në: Me padurim doni të punoni me qeverinë serbe pro-ruse, e neve nuk na hiqni masat

Lajme
Kalo në kategori