LAJMI I FUNDIT:

Vullnet Basha refuzon Partizanin

Vullnet Basha refuzon Partizanin

Partizani ka afruar disa lojtarë në këtë pjesë të afatit kalimtar, por të kuqtë mbeten të përfshirë në këtë proces, madje pas dy sfidave të Champions-it me Ferencvaroshin priten përforcime të tjera.

Mesfusha dhe mbrojtja janë repartet që pritet të rifreskohen dhe një nga emrat që është lakuar së fundmi te “demat” është ish-lojtari i kombëtares shqiptare, Vullnet Basha.

Burime pranë klubit kryeqytetas bëjnë me dije se kanë nisur bisedimet me mesfushorin qendror, i cili në fund të sezonit të fundit ka dalë lojtar i lirë. Përpos zërave që qarkullojnë te të kuqtë, lojtari i kontaktuar nga “Panorama Sport” e ka hedhur poshtë këtë pistë, pasi ai pret të mbetet sërish në futbollin spanjoll.


Lexo më shumë: Lajmet e fundit nga Transferimet

“Këto janë zëra merkatoje, por për mua nuk ka gjë të vërtetë, pasi nuk jam në kontakt me Partizanin. Brenda këtyre dy ditëve pres të firmos me ndonjë klub spanjoll. Klubet me të cilët jam në kontakt janë Cadiz dhe Murcia”, u shpreh Vullnet Basha.

26-vjeçari në sezonin e fundit ka qenë pjesë e skuadrës spanjolle Ponferradina, e cila në fund të kampionatit nuk mundi të mbijetojë në Ligën e Dytë. Vullnet Basha ka luajtur me të gjitha kombëtaret e moshave të Zvicrës, por me ekipin e parë ka qenë pjesë e Shqipërisë, ku ka luajtur vetëm një ndeshje, në miqësoren e datës 14 gusht 2013 ndaj Armenisë. Në maj të këtij viti, 26-vjeçari iu bashkua të vëllait, Migjenit, te Kombëtarja e Shqipërisë, por pas miqësores me Armeninë, ai nuk gjeti më terren te kuqezinjtë.

Në trend Sport

Më shumë
Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Trajneri i Ligës Premier reagon pas lajmeve se do ta zëvendësojë Ancelottin tek Real Madridi

Ndërkombëtare
Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Tifozët janë të bindur se shorti i Ligës së Kampionëve u kurdis në favor të një skuadre

Liga e Kampionëve
Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

Zbulohet shifra e saktë e parave që Barcelona ka paguar për transferimin e Pedrit

La Liga
Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

Transferim rekord në histori të futbolli: Arabia Saudite shkon te Real Madridi me ofertë të re për Viniciusin

La Liga
Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Messi emëroi 10 bashkëlojtarët më të preferuar në karrierën e tij

Ndërkombëtare
Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Shorti vuri Real Madridin përballë Atleticos - reagon Sergio Ramos

Liga e Kampionëve
Kalo në kategori