LAJMI I FUNDIT:

Vulin thotë se një grup kriminal ka planifikuar vrasjen e Vuçiqit

Vulin thotë se një grup kriminal ka planifikuar vrasjen e Vuçiqit

Ministri i Brendshëm i Serbisë, Aleksandar Vulin tha se një organizatë kriminale e kryesuar nga shtetasi malazez, Radoje Zvicer, një nga liderët e “Klanit Kavac”, kishte planifikuar vrasjen e presidentit serb, Aleksandar Vuçiq.

“Anëtarët e MPB-së dhe BIA-s, së bashku me përfaqësuesit e Europolit dhe shërbimet partnere nga të cilët kemi marrë informacion, kanë nisur një aksion gjithëpërfshirës për përcaktimin e identitetit të të gjithë anëtarëve të kësaj organizate kriminale, e cila synon të vrasë presidentin serb Aleksandër Vuçiq”, tha Vulin, raporton n1.

Sa herë pushteti në Serbi është në krizë, shpiket një atentat ndaj Vuçiqit
Lexo po ashtu Sa herë pushteti në Serbi është në krizë, shpiket një atentat ndaj Vuçiqit

Ai shpjegoi se më 14 janar, informacioni me shënimin “urgjent” ka ardhur nga “pjesëtarë të policisë së një shteti anëtar të Bashkimit Europian”, të cilët kanë informuar Ministrinë e Brendshme për ekzistencën e një grupi të përbërë nga shtetas të vendeve të ndryshme, qëllimi i të cilit ishte vrasja e Vuçiqit.

Në krye të kësaj organizate është shtetasi malazez, Radoje Zvicer, për të cilin Serbia tashmë “ka lëshuar fletarrest”, tha Vulin.

Ai tha se hetimi do të përcaktojë nëse Zvicer “e mblodhi këtë organizatë kriminale për të vrarë presidentin sipas gjykimit të tij apo sepse ai mori urdhra nga lideri i tij politik”.

Gënjeshtrat më të mëdha të Vuçiqit në 2021: Nga reagimi kundër Kurtit deri tek takimi historik me Ramën
Lexo po ashtu Gënjeshtrat më të mëdha të Vuçiqit në 2021: Nga reagimi kundër Kurtit deri tek takimi historik me Ramën

Deri atëherë, anëtarët e MPB-së dhe BIA-s do të informojnë Prokurorinë për Krimin e Organizuar për çdo informacion që do të kenë, dhe në bashkëpunim me strukturat e inteligjencës ushtarake do të ruajnë paqen, stabilitetin dhe rendin kushtetues, si dhe sigurinë dhe jetën e Presidentit, tha ministri. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Publikohen videot intime në zyre të ushtarakut ukrainas - ai po kërkohet për tradhti kombëtare në Kiev

Evropa
Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Putin thotë se Rusia nuk do të sulmojë NATO-n, por kjo nuk vlen për aeroplanët F-16 që dërgohen në Ukrainë

Botë
Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Votimi kundër Kosovës në Këshillin e Evropës nga Mali i Zi, heshtin kryeministri Spajiq, ministri i jashtëm Ivanoviq dhe partia në pushtet “PES”

Botë
Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Akulli polar po shkrihet dhe po ndryshon rrotullimin e Tokës - çfarë do të thotë kjo për njerëzimin

Botë
Biden thotë se kombet arabe,

Biden thotë se kombet arabe, "të përgatitura për të njohur plotësisht Izraelin" për herë të parë

Botë
Një veprim që ka

Një veprim që ka "fituar zemrat në mbarë botën" - oficeri i sigurisë në Mekë ndihmon pelegrinin me aftësi të kufizuara për të parë Qaben

Botë
Kalo në kategori