LAJMI I FUNDIT:

Vuçiqit i publikohet një foto teksa shoqërohet me një prej prodhuesve të marihuanës

Vuçiqit i publikohet një foto teksa shoqërohet me një prej prodhuesve të marihuanës

Pyetja është shtruar prej kohësh, si i lejuan shërbimet e sigurisë që i pandehuri i parë në çështjen Jovanjica, Predrag Koluvija, të gjendej pranë presidentit serb, Aleksandar Vuçiq?

Gjegjësisht, nënkryetari i Partisë Popullore, Miroslav Aleksiq, u zbuloi gazetarëve një fotografi në të cilën shihet ish-shefi i Drejtorisë për Sigurinë Personale dhe një nga të akuzuarit në çështjen e Jovanjica 2, Milan Kendija teksa marshon me përfaqësuesit e pushteti ekzekutiv në Serbi, raporton N1.


Ai që ishte pran Vuçiqit, gjithashtu u përkujdes edhe për Koluvijen, pretendon nënkryetari i Partisë Popullore, Miroslav Aleksiq. Kendija akuzohet se ishte një nga bashkëpunëtorët e pronarit të Jovanjicas në biznesin e prodhimit të marihuanës, përkatësisht se ishte një nga anëtarët e unazës së mbrojtjes së Predrag Koluvijas, transmeton Telegrafi.

“Këtu është Kendija, i cili është përpara Aleksandar Vuçiqit gjersa në këtë foto nuk është vetëm Vuçiq dhe Kendija, është edhe Bratislav Gaçiq, kreu i BIA-s dhe ministri Aleksandar Vulin”, tha Aleksiq.

Vuçiq komunikoi me kriminelë serbë, policia nuk e mohon vërtetësinë e dokumenteve
Lexo po ashtu Vuçiq komunikoi me kriminelë serbë, policia nuk e mohon vërtetësinë e dokumenteve

Ai shton se përveç biznesit të drogës, Koluvija dhe Kendija janë të lidhur edhe nga i njëjti avokat. Gjegjësisht, të dy ata janë duke u mbrojtur në çështjen Jovanjica nga Vladimir Gjukanoviq, një zyrtar i SNS dhe president i Komitetit të Asamblesë për Drejtësi.

Ndryshe, presoni që siguronte presidentin e shtetit serb, Milan Kendija, ia rekomandoi kushëririn e tij Tofiloviq Koluvijas si truproje. Duhet të kujtojmë se Milosh Tofiloviq u arrestua nga Agjencia Amerikane e Zbatimit të Drogës (DEA) disa muaj pas lirimit nga paraburgimi, ku ishte për rritjen e marihuanës në Jovanjica.

Mediat gjermane shkruajnë rreth "zbulimeve që tregojnë lidhjet midis shtetit dhe krimit të organizuar" në Serbi
Lexo po ashtu Mediat gjermane shkruajnë rreth "zbulimeve që tregojnë lidhjet midis shtetit dhe krimit të organizuar" në Serbi

Ai dyshohet për trafik heroine si anëtar i një grupi kriminal ndërkombëtar, i përbërë nga shtetas serbë dhe bullgarë dhe transportimin e asaj droge nga Turqia në Amerikë përmes Evropës. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Vetëm dy vende do të mbijetonin pas apokalipsit bërthamor - çka do t'i shpëtonte këto shtete

Botë
Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Arrihet pajtueshmëri për tekstin përfundimtar të rezolutës për Srebrenicën

Bosnja
Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerikani bleu një magazinë të vjetër për 380 euro - ajo çfarë gjeti në të është një pasuri e vërtetë

Amerika
Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Kryeministri sllovak mbetet në gjendje të rëndë, ndërsa i dyshuari për atentatin ndaj tij paraqitet në gjykatë

Botë
Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Ukraina realizon një nga sulmet më të mëdha me dronë brenda Rusisë

Evropa
Si një luaneshë, nëna kolumbiane i dha një goditje 'fluturuese' hajdutit për ta mbrojtur djalin e saj

Si një luaneshë, nëna kolumbiane i dha një goditje 'fluturuese' hajdutit për ta mbrojtur djalin e saj

Amerika Latine
Kalo në kategori