LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq thotë se nuk i intereson rekomandimi dhe vendimi i Parlamentit Evropian për zgjedhjet në Serbi

Vuçiq thotë se nuk i intereson rekomandimi dhe vendimi i Parlamentit Evropian për zgjedhjet në Serbi

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq tha të shtunën në mbrëmje në Shkup se “nuk është veçanërisht i interesuar” se cili do të jetë rekomandimi dhe vendimi i Parlamentit Evropian në lidhje me vlerësimin e zgjedhjeve të mbajtura më 17 dhjetor në Serbi.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, duke iu përgjigjur pyetjeve të gazetarëve të mediave nga Serbia pas pjesëmarrjes në një ngjarje në Shkup, Vuçiq tha se rekomandimi i mëhershëm i Parlamentit Evropian për vendet që nuk e njohën pavarësinë e Kosovës ishte njohja e saj.


“Gjithmonë do të bëjnë rekomandime kundër Serbisë, ne do të themi faleminderit dhe do të vazhdojmë rrugën tonë. Nuk mund të shpjegoj se sa i mërzitur jam dhe sa nuk do të fle dot deri më 8, 9 shkurt (kur pritet vendimi i Parlamentit Evropian) apo ndonjë datë tjetër”, citohet të ketë thënë Vuçiq.

Gjatë kësaj ngjarje, ai ka theksuar edhe se Serbia dhe Maqedonia e Veriut “po ndërtojnë marrëdhëniet më të ngushta të mundshme” dhe se beson se marrëveshja që hyn në fuqi më 1 mars – për lejet e punës dhe tregun e punës, “do të kontribuojë në bashkëpunim edhe më të ngushtë”.

Ndërsa duke folur për opozitën në Serbi, ai ka thënë se “nuk mund ta fshehë përbuzjen dhe neverinë e tij” ndaj njerëzve “që nuk kanë çfarë t’i ofrojnë Serbisë”. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Vrima e akullit në Antarktidë sa madhësia e Zvicrës vazhdon e rritet - shkencëtarët e zbulojnë pse

Botë
Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Avancon ushtria e Zelenskyt: Nga 24 sulme me dronë rusë në vijat e frontit, Ukraina rrëzon 23 prej tyre

Botë
A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

A mund të ndikojë lufta në Ukrainë në marrëdhëniet franko-gjermane?

Evropa
Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Japonia dhe Brazili bien dakord të mbrojnë pyjet tropikale të Amazonës

Botë
Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Cila është brigada më e fuqishme e Ukrainës të cilën pritet ta furnizojë Pentagoni?

Botë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Kalo në kategori