LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq tha se Tajvani është Kinë, reagon Serwer: Kjo tregon se dëshiron të mbajë hapur opsionin ushtarak në Kosovë

Vuçiq tha se Tajvani është Kinë, reagon Serwer: Kjo tregon se dëshiron të mbajë hapur opsionin ushtarak në Kosovë

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq ka bërë të ditur edhe njëherë se Serbia dhe populli i saj qëndron përkrahë Kinës.

Gjatë një interviste për Televizionin Qendror të Kinës, Vuçiq u shpreh se “Tajvani është Kinë dhe varet nga ju se çfarë, kur dhe si do ta bëni, pikë. Ju i merrni vendimet vetë dhe gjithmonë do ta keni mbështetjen e Serbisë dhe popullit të saj”.

Ndaj kësaj deklarate të presidentit serb, ka reaguar ekspert i zhvillimeve politike në Ballkanin Perëndimor, Daniel Serwer.


Ai në një postim në “X” ka shkruar se nuk është për tu habitur me një deklaratë të tillë.

“Nuk është për t’u habitur, por në kundërshtim me çdo pretendim që Vuçiq ka përqafuar Perëndimin, i cili kërkon menaxhim paqësor të çështjes. Vuçiq nuk mund ta thotë këtë sepse dëshiron ta mbajë të hapur opsionin ushtarak në Kosovë”, ka shkruar Serwer. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Koci jep detajet e fundit për rastin e Faton Hajrizit: Çdo informacion po e marr me rezervë të madhe

Lajme
“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

“Nuk mu lejua ta shoh kufomën”, avokati Koci tregon çfarë po kërkon policia serbe që ta dorëzojë trupin e Faton Hajrizit

Lajme
Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Gazetari i BBC-së flet për përgjigjen e Ibrahim Rugovës kur u pyet për UÇK-në

Lajme
Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Gazetari i BBC-së që realizoi intervistën me Fehmi Lladrovcin: Ai tregoi guxim të madh me daljen publike

Lajme
Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Presidentja fton liderët e partive për konsultime rreth datës së zgjedhjeve, LDK konfirmon pjesëmarrjen

Lajme
Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lindita Nikolla tërhiqet nga detyra e kryetares së Kuvendit

Lajme
Kalo në kategori