Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka reaguar pas mbylljes së nëntë filialeve të Postës së Serbisë në veri të Kosovës, duke thënë se sjellja e kryeministrit të Kosovës Albin Kurti është një përpjekje për të provokuar një konflikt të organizuar dhe i mbështetur nga disa fuqi perëndimore.
Ai ka thënë se Serbia nuk dëshiron luftë dhe dëshiron të ruajë paqen.
Siç raportojnë mediat serbe, këto deklarime Vuçiq i ka bërë para gazetarëve lidhur me arrestimin e pesë serbëve të dyshuar për krime lifte dhe për mbylljen e nëntë filialeve të Postës së Serbisë në veri të Kosovës.
“Ne nuk duam luftë, duam të ruajmë paqen, por ai po e bën atë qëllimisht në mënyrë të organizuar dhe me mbështetjen e disa fuqive perëndimore. Deklarata e Shërbimit të Jashtëm të agjencisë evropiane, ‘Ministrisë së tyre të Jashtme’, është e turpshme dhe e vrazhdë sepse në atë deklaratë na ftojnë të diskutojmë për lëvizjet e njëanshme të Kurtit, përndryshe të paligjshme”, ka thënë Vuçiq, duke shtuar se “çfarëdo marrëzie që po bën Kurti, ata po telefonojnë për të folur për ato që ai i shkel në mënyrë brutale”.
Ai ka thënë se ka marrëveshje për telekomunikacionin nga viti 2015, për Postën Serbe dhe gjithçka tjetër.
“Ajo marrëveshje u shkel brutalisht. Unë jam shumë i shqetësuar. Nuk do të flas më tutje sepse kam frikë se mund të dëmtoj interesat e Serbisë. Unë personalisht kam folur me Lajçakun, kështu që do të shohim se çfarë do të bëjnë”, tha ai, transmeton Telegrafi.
“Teksti është zbutur me qëllim, e di si ka shkuar nga brenda. Për shkak të dy anëtarëve të Bashkimit Evropian të cilët gjithmonë i moderojnë të gjitha qëndrimet që duhet të shkojnë kundër Prishtinës dhe Kurtit dhe përpiqen të na bëjnë budallenj. Kjo flet për ta dhe asgjë më shumë se kaq”, ka thënë Vuçiq.
Ndërkohë, Qeveria Amerikane ka thënë se është thellësisht e zhgënjyer me ato që i ka cilësuar veprime të njëanshme dhe të pakoordinuara të Qeverisë së Kosovës kundër degëve të Postës së Serbisë në veri të Kosovës.
“Veprimet e pakoordinuara të Kosovës përballin shtetasit e Kosovës dhe ushtarët e KFOR-it me rrezik të madh, nxisin përshkallëzim të panevojshëm të tensioneve rajonale, dhe minojnë reputacionin e Kosovës si partnere e besueshme ndërkombëtare”, është thënë në reagimin e Ambasadës amerikane në Prishtinë.
Në deklaratë i është bërë thirrje Qeverisë së Kosovës që t’iu japë fund veprimeve të njëanshme dhe t’i kthehet angazhimit konstruktiv në dialogun e ndërmjetësuar nga Bashkimi Evropian, për t’i zgjidhur çështjet e normalizimit mes Kosovës dhe Serbisë.
Zyrtarët policorë kanë thënë se kanë nisur aksionin policor pasi kanë marrë informacione nga Autoriteti Rregullativ i Komunikimeve Elektronike dhe Postare (ARKEP) se në territorin e Kosovës po operojnë operatorë ekonomikë pa licencë dhe që nuk janë të regjistruar në Agjencinë për Regjistrimin e Bizneseve në Kosovë (ARBK). /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumë“Do të tregojë emrat e disa politikanëve”, Karamuço: Një anëtar i bandës kriminale po bashkëpunon me drejtësinë
Janjiq: Vuçiq po përpiqet të kalojë përgjegjësinë për gjithçka te Kurti, 'reality show' - nuk ka kthim në dialog
Zbulohet skema e mashtrimit, si po tentohet vjedhja e llogarive bankare e shqiptarëve përmes Facebook
Ministrja gjermane kërkon përfshirje të shpejtë të Kosovës në zhbllokimin e CEFTA-s për të avancuar drejt BE-së
Serbët nga Kosova për kërkesat dhe masat e Vuçiqit: Tradhti, mashtrim, besim
Britania e Madhe i “hap derën” marrëveshjes me Shqipërinë për emigrantët, si ajo me Italinë
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
A don me u dok si zotni këtë sezon të dasmave?
Kompletoje look-un me 50% zbritje
Rahatoj kamt’ qysh është ma s’miri këtë verë
Secila më e mirë se tjetra
Më të lexuarat
Fero me akuza të rënda: Vajza më është kidnapuar, ia kanë falsifikuar pasaportën - nuk e di ku është
Fero pranon se është në depresion të rëndë, kërkon publikisht ndihmën e mediave: Po më bëhet padrejtësi
Getinjo reagon i nervozuar: Kemi luajtur mendsh, kurrë më keq nuk kemi qenë
“Do të tregojë emrat e disa politikanëve”, Karamuço: Një anëtar i bandës kriminale po bashkëpunon me drejtësinë
Lajm me rëndësi për shqiptarët e Zvicrës!
Pamje nga aksioni i ukrainasve në qytetin rus Belgorod – raketat bien kudo