LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq pas takimit me Merkel: S’ka hyrje të Serbisë në BE pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Vuçiq pas takimit me Merkel: S’ka hyrje të Serbisë në BE pa zgjidhjen e çështjes së Kosovës

Kancelarja gjermane Angela Merkel pas takimit të sotëm me presidentin e Serbisë Aleksandar Vuçiq, ka shfaqur shpresën për progres në fazën e re të dialogut Kosovë-Serbi.

Ajo në një konferencë për media në Beograd deklaroi se Kosova nuk do të zhduket nga agjenda dhe se disa çështje zgjidhen në fund procesit.

“Disa çështje do të zgjidhen në fund të procesit. Jo të gjitha vendet e BE -së e kanë njohur pavarësinë e Kosovës. Nuk ka kuptim të flasim për të para se të zgjidhen çështje të tjera. Unë jam për një qasje pragmatike. Kjo çështje nuk do të zhduket, duhet të zgjidhet. Por unë jam për një rrugë ku të gjitha çështjet e tjera zgjidhen së pari. Shpresoj se do të kemi përparim të ri në procesin rreth Kosovës”, u shpreh kancelarja gjermane duke iu referuar njohjes së pavarësisë së Kosovës nga Serbia.


Ndërkohë, vetë Vuçiq e ka të qartë se nuk ka anëtarësim në BE pa u zgjidhur çështja e Kosovës.

“Nëse pyetja është se a jemi të vetëdijshëm se nuk do të hyjmë në BE pa e zgjidhur çështjen e Kosovës, atëherë absolutisht është e qartë kjo. Ne biseduam për të gjitha çështjet rajonale, për rrugën evropiane të Serbisë, për dialogun me Prishtinën në Bruksel. I thashë kancelares se Serbia është e përkushtuar ndaj dialogut dhe se Serbia beson se një konflikt i ngrirë nuk është një zgjidhje e mirë dhe se ne do të jemi gjithmonë të hapur për një zgjidhje kompromisi”, tha Vuçiq.

Ndryshe, kancelarja gjermane Angela Merkel nesër do të vizitojë Tiranën, ku përveç kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama, do të takojë edhe kryeministrat e rajonit, përfshirë edhe atë të Kosovës Albin Kurtin.

Në trend Lajme

Më shumë
Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Cakolli jep tre skenarë, thotë se LVV shkon në 51 deputetë nëse merr 75% të votave të diasporës

Politikë
PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

PDK e AAK refuzojnë koalicionin me LVV-në, LDK ende pa qëndrim: A po futet Kosova në pasiguri pasgjedhore?

Politikë
Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Mushkolaj: Vështirë që opozita e bën qeverinë, posti i kryeministrit është problemi

Politikë
Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Rezultatet e zgjedhjeve: LVV e para në 21 komuna, LDK nuk prin në asnjë komunë

Politikë
Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Numërohen mbi 99 për qind të votave, rezultatet e fundit nga KQZ

Politikë
KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

KQZ del me rezultate të reja, numërohen 90.09 për qind e votave

Lajme
Kalo në kategori