LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq para takimit me Zelenskyn në Athinë: Do të ishte goditje e madhe nëse Ukraina e njeh Kosovën

Vuçiq para takimit me Zelenskyn në Athinë: Do të ishte goditje e madhe nëse Ukraina e njeh Kosovën

Presidenti serb, Aleksandar Vuçiq tha se nesër do të ketë një takim me presidentin ukrainas, Volodymyr Zelensky.

I pari i shtetit serb beson se nesër do të ketë një “bisedë të hapur dhe të mirë” me liderin ukrainas.

Ai shtoi se do të ishte një “goditje e madhe për ne nëse Ukraina e njeh Kosovën”.


“Do të përpiqem të flas me Zelenskyn”, tha Vuçiq dhe shtoi, “do të ulem dhe do të bisedoj me të privatisht për gjithçka që ka ndodhur së fundmi rreth Kosovës, njohjen apo mosnjohjen e tërësisë territoriale të të dyjave vendeve. Ne respektojmë integritetin territorial të Ukrainës dhe shpresojmë që ata të respektojnë edhe tonin”.

Merezhko: Kërcënimet e Vuçiqit pa asnjë ndikim për njohjen e Kosovës nga Ukraina
Lexo po ashtu Merezhko: Kërcënimet e Vuçiqit pa asnjë ndikim për njohjen e Kosovës nga Ukraina

Presidenti serb gjithashtu tha se nuk ka dyshim se tema kryesore do të jetë Rusia, raporton nova.rs.

Kujtojmë se Vuçiq ndodhet në Athinë, ku sonte do të marrë pjesë në një darkë joformale për liderët rajonalë, të organizuar nga kryeministri grek, Kyriakos Mitsotakis.

Ndryshe, Kosovën në këtë takim do ta përfaqësojë kryeministri, Albin Kurti ndërsa nuk është ftuar kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Shtëpia e Bardhë: Lufta Rusi-Ukrainë mund të përfundojë këtë javë

Botë
Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Një përmbledhje – edhe përmes grafikëve – se si Ukraina ka ndryshuar në tri vitet që nga pushtimi në shkallë të plotë nga Rusia

Botë
Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Pas “rezultatit historik” në zgjedhjet në Gjermani, Weidel e AfD-së thotë se mori urime nga Elon Musk

Evropa
Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet

Kancelari i ardhshëm i Gjermanisë thotë se Evropa duhet "të arrijë pavarësinë" nga SHBA

Botë
Zbulohet harta që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Zbulohet harta që premtonte të sillte paqe në Lindjen e Mesme

Azia
Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Ursula von der Leyen mbërrin në Kiev me 3.5 miliardë euro ndihmë të re financiare për Ukrainën

Botë
Kalo në kategori