Një kundër tubim i organizuar nga presidenti i Serbisë dhe lideri i SNS-së, Aleksandar Vuçiq, është caktuar për sonte në orën 18:00 në shtetin serb, si kundërpërgjigje ndaj protestave të mëdha të qytetarëve të pakënaqur në mbarë Serbinë.
Protestat “Serbia kundër dhunës”, të cilat çdo të premte janë gjithnjë e më masive, organizohen për shkak të gjendjes në vend dhe pakënaqësisë në rritje të qytetarëve pas dy masakrave që ndodhën në Serbi në fillim të muajit. Atëherë u vranë 18 persona, përfshirë dhjetë fëmijë, raporton N1.
Vuçiq u bëri thirrje anëtarëve dhe qytetarëve të SNS-së që tani t’i përgjigjen tubimit të tij dhe njoftoi se në të nuk do të flasë si kryetar i partisë, por si president i Serbisë.
“Nuk do të mbaj fjalim politik, partiak, as që besoj se do t’i përmend kundërshtarët tanë politikë. Mendoj se Serbisë do t’i drejtohem me një plan afatgjatë, do të jem president i të gjithë qytetarëve, që kështu do t’u drejtohem atyre dhe do të tregoj se si dhe në çfarë mënyre mendoj se mund të dalim nga e gjithë kjo”, tha Vuçiq.
Prej ditësh në rrjetet sociale qarkullojnë ftesat për mbështetësit e SNS-së të cilëve do t’u sigurohet transporti për në Beograd, do të sigurohet sanduiçe dhe ujë. Ka edhe mëditje, sipas përdoruesve të mediave sociale që postojnë telefonata dhe mesazhe si dëshmi.
Në tubimin e organizuar nga Vuçiq po vijnë edhe politikanë nga entiteti i Bosnja-Hercegovinës, Republika Srpska, e në mesin e tyre është edhe presidenti i këtij entiteti, Milorad Dodik.
Shkuarjen në tubim e kanë konfirmuar edhe disa politikanë dhe anëtarët të Frontit Popullor të Malit të Zi.
Një ditë pas tubimit (e shtune) të Vuçiqit do të organizohet protesta e katërt “Serbia kundër dhunës”, raporton nova.
Shefi i Grupit Parlamentar të Partisë Popullore, Miroslav Aleksiç, tha se dhuna po e shkatërron Serbinë dhe jetën e qytetarëve të saj dhe se presidenti i SNS-së, Aleksandar Vuçiq nuk ia doli kurrë të bëhet president i të gjithë qytetarëve.
Në protestat e organizuara të premten e kaluar, dhjetëra mijëra qytetarë të pakënaqur të Serbisë thërrisnin, “Vuçiq jep dorëheqje”.
Po ashtu, qytetarët e mbledhur kërkuan shkarkimin e shefit të BIA-s, Aleksandar Vulin dhe ministrit të Policisë, Bratislav Gashiq. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëSi mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles
Arrestohet një i dyshuar për ndezjen e zjarrit në Los Angeles
Çfarë nënkuptojnë sanksionet amerikane për Industrinë Serbe të Naftës?
SHBA-ja dhe Britania sanksionuan NIS-in, Vuçiq: Kërkohet largimi i plotë i Rusisë nga pronësia
Kryeministri i Grenlandës, Edege: Jam i gatshëm të flas me Trumpin
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
“Nuk do të tentojmë që të ndërpresim rrugëtimin e Gjestit”, Alaudini nis spektaklin me ‘thumba’
Si mund të bëhet Grenlanda pjesë e SHBA-ve?
Publikohet lista e pagave të lojtarëve të Man United - kryesojnë të 'dështuarit'
Lejet për armë bëjnë bum në Kosovë
“Ai nuk vrapon mjaftueshëm”, stafi i Barcelonës kundër transferimit të yllit portugez
Qytetarët në mënyrë gjeniale penguan që shtëpia e fqinjit të merrte flakë në Los Angeles