LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq njoftoi një takim të “autoriteteve shtetërore” të Serbisë dhe Republikës Srpska, reagon ashpër kryediplomati i Bosnje-Hercegovinës

Vuçiq njoftoi një takim të “autoriteteve shtetërore” të Serbisë dhe Republikës Srpska, reagon ashpër kryediplomati i Bosnje-Hercegovinës

Aleksandar Vuçiq ka paralajmëruar një mbledhje të përbashkët të “organeve shtetërore” të Republikës Srpska dhe Serbisë pas takimit me Milorad Dodikun.

Në fjalimin e tij, presidenti i Serbisë ka shkruar se me presidentin e Republikës Srpska së Bosnje-Hercegovinës, ka diskutuar për situatën në rajon dhe takimet e ardhshme të rëndësishme mes dy delegacioneve.


“Dëgjova me vëmendje presidentin Dodikun për të gjitha ngjarjet në Republikën Srpska dhe Bosnje-Hercegovinë. U pajtuam që të organizojmë sa më shpejt një takim të të gjitha organeve shtetërore të Serbisë dhe Srpskas, në territorin e Republikës Srpska”, ka shkruar Vuçiq në Instagram.

Menjëherë ka reaguar ashpër ministri i punëve të Jashtme të BeH, Elmedin Konakoviq, i cili ka deklaruar se nuk ekzistojnë organet shtetërore të Republikës Srpska dhe se kjo e fundit është entitet i Bosnje-Hercegovinës, raporton N1.

“President i Serbisë Aleksandar Vuçiq, nuk ka organe shtetërore të Republikës Srpska. RS është një entitet në shtetin sovran të Bosnjës dhe Hercegovinës. Çdo vizitë që bëni në atë pjesë të atdheut tonë është një vizitë në territorin e Bosnjë-Hercegovinës, ju si president i Serbisë, i cili vazhdimisht keni thënë se respekton integritetin territorial dhe sovranitetin e BeH në fjalimet publike, duhet t’i quani gjërat me emrat e duhur”, pohoi Konakoviq.

Ndryshe, Milorad Dodik nuk ka komentuar këtë takim me presidentin serb. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Tjetër fitore për Ukrainën: Rusia tërheq nga vijat e frontit dhjetëra aeroplanë luftarak

Botë
Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Shikoni videon që riktheu shpresën në Kiev, 42 tanke dhe mjete luftarake ruse shkatërrohen në Donetsk

Evropa
SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

SHBA-ja përgjon aeroplanët rusë

Botë

"Po na djegin, ju lutem na ndihmoni", rusët nuk kanë zgjidhje për sulmet me dronë të ukrainasve

Evropa
DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë

DASH i zhgënjyer me propozimet për qeverinë e re të Serbisë, Vuçiq thotë se atë "e zgjedhin qytetarët"

Serbia
Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Borrell e uroi qeverinë e re serbe, eurodeputeti gjerman nuk përmbahet: Si mund ta bëjë një budallallëk të tillë

Serbia
Kalo në kategori