LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Nëse ndryshon formati, në dialogun Kosovë-Serbi të përfshihen të gjitha fuqitë botërore

Vuçiq: Nëse ndryshon formati, në dialogun Kosovë-Serbi të përfshihen të gjitha fuqitë botërore

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka thënë se Bashkimi Evropian është ndërmjetësues në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë, dhe se Beogradi nuk e ka ndërmend të ndryshojë formatin e bisedimeve. Por nëse ndodhë kjo, atëherë, sipas tij, në dialog duhet të përfshihen të gjitha fuqitë botërore.

Siç njofton “Beta”, pas shkrimeve në disa media se ekziston mundësia që në dialogun në mes Kosovës dhe Serbisë të përfshihen edhe “lojtarë” të rinj, presidenti serb Aleksandar Vuçiq, ka thënë se për Serbinë ndërmjetësues është Bashkimi Evropian, nën ombrellën e të cilit zhvillohet dialogu, por në qoftë se dikush nga fuqitë e mëdha kërkon të përfshihet në dialog, atëherë do të përfshihen të gjitha fuqitë botërore, por ai nuk mendon se diçka e tillë “është në lojë”, transmeton Telegrafi.


“Gjithmonë është mirë të ketë konsultime me amerikanët, gjermanët, rusët, kinezët… Çështjet e rëndësishme të konflikteve të ngrira nuk mund të zgjidhen pa dijeninë e faktorëve të rëndësishëm, por ajo që aktualisht janë të përfshirë drejtpërdrejt në dialog, është bashkimi Evropian”, tha Vuçiqi në një konferencë shtypi. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e

Shqiptohen 10 gjoba për dhënien e "Ozempic" pa recetë të mjekut - Spitali i Gjilanit raporton për tre raste me efekte të dyshimta nga përdorimi i tij

Shëndetësi
Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Arrestohet një person në Bërnjak, kishte vendosur 50 euro në mesin e dokumenteve gjatë kontrollit në pikën kufitare

Kronika e Zezë
Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Një veturë mbi 5 mijë euro dhe disa para të kursyera, çfarë pasurie ka Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha?

Lajme
Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Përleshje fizike mes dy personave në Prishtinë, një polic lëndohet gjatë intervenimit për t'i vënë në kontroll

Kronika e Zezë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Tahiri: Kurti të jap shpjegim pse Serbia mbeti e pa ndëshkuar edhe pas rastit në Banjskë

Lajme
Kalo në kategori