LAJMI I FUNDIT:

“Vuçiq mbeti pa fjalë”, mungesa e komunikatës nga takimi me QUINT-in – veprim taktik apo mosmarrëveshje të thella për dinarin në Kosovë

“Vuçiq mbeti pa fjalë”, mungesa e komunikatës nga takimi me QUINT-in – veprim taktik apo mosmarrëveshje të thella për dinarin në Kosovë

Është e qartë se ka dallime të thella në qëndrimet e vendeve të QUINT-it dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiqit për heqjen e dinarit në Kosovë.  QUINT-i mbron idenë e një periudhe transitore, ndërsa Beogradi do të donte që të mos preket asgjë për sa i përket pagesave dhe statusit të dinarit në Kosovë. Për këtë bën me dije edhe deklarata e shefit të Zyrës së Qeverisë për Kosovën. Sërish kemi dramë dhe sërish na “befasuan” gjërat në Kosovë dhe lëvizjet e Prishtinës”.  

Kështu tha për mediat serbe diplomati serb në pension, Sreçko Gjukiq, duke komentuar arsyet e mundshme pse pas takimit të QUINT-it dhe Aleksandar Vuçiqit nuk ka pasur komunikatë zyrtare nga presidenti i Serbisë.


Disa analistë e politikanë konsiderojnë se mungesa e një deklarate është një veprim taktik diplomatik.

Presidenti serb Aleksandar Vuçiq ka takuar mbrëmjen e së mërkurës ambasadorët e vendeve të QUINT-it – Britanisë së Madhe, Francës, Italisë dhe Gjermanisë, shefin e delegacionit të Bashkimit Evropian dhe përfaqësuesin e Ambasadës Amerikane në Beograd në Beograd. Lidhur me këtë takim, Zyra e Presidentit të Serbisë njoftoi se nuk do të ketë komunikatë nga takimi.

“Çdo fjalë formale do të ishte e tepërt”, thuhej në njoftim.

Gjukiq thotë se është e pabesueshme se deri në çfarë mase Beogradi nuk mund të parashikojë asnjë lëvizje të Prishtinës.

“Apo ai [Vuçiq] po e bën me qëllim? Problem është edhe Brukseli, i cili sillet si zjarrfikës dhe nuk drejton një proces të parashikueshëm negocimi dhe lejon që gjërat të dalin jashtë kontrollit. Politika e ultimatumeve e Prishtinës sjell rezultate, ose me fjalë të tjera, Prishtina po udhëheq negociatat dhe pastaj Beogradi në fund pajtohet. Kaq gjatë kanë vazhduar negociatat mes dy palëve dhe ndërmjetësimi i Brukselit dhe vetëm Prishtina ka nxjerrë mësim? Dihet saktësisht se cilat çështje janë në tavolinë. Pse nuk e identifikojnë veten dhe nuk i shpëtojnë serbët në Kosovë nga situata stresuese, edhe pse për ne jashtë Kosovës nuk është krejt e parëndësishme”, thotë Gjukiq, transmeton Telegrafi.

Dushko Lopandiq, kryetar i Forumit për Marrëdhënie Ndërkombëtare të Lëvizjes Evropiane në Serbi, lidhur me mungesën e deklaratës së Vuçiqit pas takimit me ambasadorët e QUINT-it, thotë se “Kësaj radhe situata sa i përket dinarit në Kosovë ndoshta është komplekse dhe e paqartë dhe as diplomatët perëndimorë nuk mund të parashikojnë lëvizjet e Kurtit. Kështu që edhe Vuçiq vendosi të heshtë”.

"Çdo fjalë formale do të ishte e tepërt", Vuçiq takoi ambasadorët e shteteve të QUINT-it, por nuk deklarohet për media
Lexo po ashtu "Çdo fjalë formale do të ishte e tepërt", Vuçiq takoi ambasadorët e shteteve të QUINT-it, por nuk deklarohet për media

Ndërsa, analisti politik Dragomir Angjelkoviq beson se Vuçiq para publikut serb paraqitet si “luan” dhe sillet si “miu” kur është në kontakt me ndërkombëtarët e fuqishëm.

​Angjelkoviq vëren se ata [ndërkombëtarët] – duke kuptuar se kjo është e dobishme për ta në rrethanat kur ai [Vuçiq] ndërton një imazh të rremë të një luftëtari për interesat kombëtare derisa në fakt vepron si kuisling – ndonjëherë e lejojnë

“Por ndonjëherë ata nuk duan ta tolerojnë bubullimën e tij mediale e drejtuar nga të gjithë ose disa fuqi të mëdha. Natyrisht që tani ishte kështu, ndaj për shkak të përulësisë para lojtarëve perëndimorë më të fuqishëm se ai, Vuçiqit nuk guxoi të mbulojë dhe fsheh me heroizëm retorik”, thotë Angjelkoviq.

Qëndrim të ngjashëm ka edhe Zoran Lutovac, kryetar i Partisë Demokratike (DS) për mungesën e një deklarate nga Presidenca pas takimit me ambasadorët e QUINT-it.

Ai thotë se është në natyrën e Vuçiqit që të mos japë lajme të këqija për qytetarët. Vuçiq, siç thotë Lutovac, kumton vetëm atë që e forcon rejtingun e tij. “Lajmet e këqija komunikohen nga të tjerët dhe më pas ai i relativizon ato”.

“Vuçiq mbeti pa tekst. Qytetarët kanë mbetur pa institucione. Dhe i gjithë sistemi është pa asnjë përgjegjësi. Kur shteti drejtohet nga një person, atëherë ai është një shtet privat dhe rregullat zbatohen si në kompanitë private – pronari mund ta shesë pronën e tij kurdo dhe kujt të dojë dhe nuk ka pse të informojë askënd për atë që po bën“, vlerëson Miodrag Gavriloviq, një tjetër demokrat serb. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

A po e kushtëzon Sllovenia Kosovën me Asociacion për t'u bërë pjesë e Këshillit të Evropës - flet presidentja Pirc Musar

Lajme
Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Çfarë përfiton ekonomia e Kosovës me regjistrimin e popullsisë

Lajme
Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Arrestohet një serb në Bërnjak, dyshohet se ka kryer krime lufte në Gjakovë

Lajme
Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Italiania e dashuruar me Sarandën: Sa erdha thashë do të jetoj këtu, tani kam biznes

Lajme
Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Ura e Fshajtë e dëmtuar, paraqet rrezik për kalimtarët

Komunat
Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Presidentja sllovene tregon nëse EUROPOL po heton prejardhjen e armëve të Milan Radoiçiqit që u gjetën në Banjskë

Siguri
Kalo në kategori