LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Kosova fillon lobimin për anëtarësim në organizata ndërkombëtare nga 4 shtatori

Vuçiq: Kosova fillon lobimin për anëtarësim në organizata ndërkombëtare nga 4 shtatori

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka deklaruar në Bled se Prishtina nga 4 shtatori fillon në një aksion dhe me kërkesa të reja për anëtarësim në shumë organizata ndërkombëtare – nga Interpoli, UNESCO e deri të Këshilli i Evropës.

“Kjo do të thotë se ata do të ndërpresin implementimin e mëtutjeshëm të marrëveshjes së Washingtonit që e kemi arritur. Kjo do t’i kontribuojë jostabilitetit në rajon, e puna e jonë është të bëhemi gati që t’i kundërpërgjigjemi një lëvizje të tillë”, ka deklaruar presidenti serb, transmeton Telegrafi.

Vuçiq ka shtuar se informata për këtë i ka ardhur nga burime të inteligjencës së shtetit serb, dhe se sipas tij ky është një informacion brengosës.

Kujtojmë që marrëveshje e 4 shtatorit 2020 ishte arritur në Washington, dhe ka për qëllim normalizimin e marrëdhënieve ekonomike Kosovë-Serbi, dhe se Kosova ishte pajtuar që për një vit të mos kërkoj anëtarësim në organizata ndërkombëtare – derisa Serbia ishte pajtuar që të ndalë fushatën e egër të çnjohjeve të Kosovës.

Së fundmi presidenti turk Recep Tayyip Erdogan, pati deklaruar se do të angazhohet për njohje të reja të Kosovës, në anën tjetër Vuçiq kishte reaguar menjëherë duke thënë se kushdo që vendosë ta njoh Kosovën, Serbia menjëherë do të fillojë fushatën e çnjohjeve. /Telegrafi/

Në trend Lajme

Më shumë
Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Dygjuhësia duhet të merret si avantazh, jo problematikë te fëmijët – Pervizaj flet për hulumtimet e fundit

Elfije Boletini
Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Deklaratat për zgjedhje, Konjufca: Mazhoranca nuk ka vullnet që vendi të shkojë në zgjedhje përmes dorëheqjes së Qeverisë

Lajme
Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajçak me post të ri nga shtatori

Lajme
IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

IKShPK: Regjistrohen 8 raste të Kollës së mirë në Kosovë, prindërit t'i vaksinojnë fëmijët

Shëndetësi
RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

RTK: Ambasadori Berishaj po intervistohet nga Prokuroria Speciale

Drejtësi
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori