LAJMI I FUNDIT:

Vuçiq: Përse duhet Thaçi të shkojë për kafe i armatosur?

Vuçiq: Përse duhet Thaçi të shkojë për kafe i armatosur?

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, i është drejtuar sonte publikut në lidhje me zhvillimet e sotme në liqenin e Ujmanit.

“Sot autoritetet e Prishtinës për herë të tretë në muajt e fundit, në mënyrën më provokuese të mundshme kanë kërcënuar dhe sulmuar paqen dhe është tentuar që nga Serbia të marrin përgjigje e cila do të mund të përdorej për demonizimin e shtetit tonë, së bashku me pjesëmarrjen e bashkësisë ndërkombëtare”, ka deklaruar Vuçiq.

“Ajo çka ndodhi sot është dëshmi se ata kanë tentuar të tregojnë që nuk i respektojnë marrëveshjet e Brukselit dhe se në lidhje me këtë kanë edhe mbështetjen e aleatëve të tyre perëndimorë’.

Vuçiq ka shtuar se në aksionin e sotëm të presidentit Thaçi kanë marrë pjesë rreth 110-130 pjesëtarë të forcës speciale të Kosovës.

“A keni dëgjuan ndonjëherë që një president të shkojë për të pirë kafe me armatime të gjata? – komentoi Vuçiq, duke iu referuar deklarimit të Thaçit se atje kishte shkuar edhe për të pirë kafe”.

“Bllokuan rrugët rreth Gazivodës dhe torturuan shumë njerëz, ndërsa katër i mbajtën si pengje dhe për këtë nuk kanë pasur asnjë arsye dhe asnjë të drejtë. Ata nuk kanë çfarë të kërkojnë në veri të Kosovës me pushka të gjata”, ka shtuar ai.

“Sipas marrëveshjes që e kemi arritur, shqiptarët e armatosur në veri të Kosovës mund të paraqiten vetëm me përmbushjen e dy kushteve: me miratimin e NATO-s dhe me pëlqimin e plotë të komunitetit lokal serb”.

“Nuk e di nëse e kanë pasur pëlqimin e NATO-s, ndërsa kushti i dytë  është përçmuar plotësisht. Askush nuk i ka pyetur serbët dhe nuk i kanë lajmëruar”, deklaroi presidenti serb.

“A do të thotë kjo që marrëveshjet që i arrijmë në Bruksel, jo vetëm në BE, por edhe me NATO-n, kanë vlerë vetëm aq sa zgjat konferenca për shtyp dhe jo më pas? Ose do të kemi edhe 15 aksione të tilla në të cilat është vetëm çështje kohe kur dikush do të lëndohet?”, ka pyetur Vuçiq, shkruan B92, transmeton Klan Kosova.

Sipas tij, akti i sotëm i njësisë speciale ROSU ka shkelur disa marrëveshje dhe dokumente ndërkombëtare.

“Është shkelur neni i nëntë i marrëveshjes së parë të Brukselit, i cili rregullon zinxhirin komandues, ndërsa serbët në asnjë mënyrë nuk kanë qenë të informuar për këtë aksion ushtarak. Mes tjerash të gjithë 110 deri 130 anëtarë të ROSU kanë qenë shqiptarë të cilët nuk kishin lidhje me Policinë e Kosovës në veri, dhe as me komandën rajonale, e cila drejtohet nga një serb”.

“Askush nga komandantët e nacionalitetit serb nuk ishte njoftuar rreth aksionit”, përfundoi Vuçiq

Në trend Lajme

Më shumë
Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Pse Mali i Zi votoi kundër Kosovës në KiE, flet Dritan Abazoviq

Lajme
Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Hamza: Jam më i mirë se Kurti në qeverisje, kam përvojë më shumë se Abdixhiku - Haradinaj s’do të jetë kryeministër

Lajme
Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Nënkryetarja e PE-së e thotë hapur se BE-ja gaboi me masat ndaj Kosovës, tregon pse po amnistohet Serbia

Lajme
Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës,

Aktivitete nga Serbia për sulm “hibrid” ndaj Kosovës, "Octopus": Urgjentisht të koordinohen veprimet me ndërkombëtarët

Siguri
Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Tha se ditë të vështira e presin Serbinë, Vuçiq: Nesër ose pasnesër i merrni përgjigjet

Lajme
Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Nga 3 prilli gjoba të larta për shkelësit e rregullave në trafik - këto janë ndryshimet me Ligjin e ri

Lajme
Kalo në kategori