Adam Sukalo është emëruar në pozitën e këshilltarit të presidentit të Serbisë, Aleksandar Vuçiq për çështje rajonale nga data 15 mars 2023.

Ai ka diplomuar në fushën e drejtësisë dhe është anëtar i Partisë Progresive Serbe (SNS) të Vuçiqit si dhe ish-deputet i Kuvendit të Serbisë.


Më parë ka qenë edhe deputet i pavarur në Kuvendin e Republika Srpska, në periudhën 2014-2018.

1664486539 Screenshot 2  1

Në shtator të vitit 2022, Sukalo ishte në mesin e gjashtë personave të ndaluar në Banja Luka.

Siç njofton N1 Sarajevë, arsyeja ka qenë - dyshimi për blerje të votave në zgjedhjet e Bosnje-Hercegovinë.

Sipas Danas, Vladimir Mandiq dhe Adam Sukalo, zyrtarë të SNS-së, u arrestuan me urdhër të presidentit të presidencës trepalëshe të Bosnje-Hercegovinës, Milorad Dodikut. /Telegrafi/