LAJMI I FUNDIT:

Vritet pronari i një pompe të derivateve në Tropojë

Vritet pronari i një pompe të derivateve në Tropojë

Një 47-vjeçar është vrarë me armë zjarri në Tropojë. Ngjarja ka ndodhur mbrëmë në orën 23:32.

Viktima është Guxim Gjyriçi dhe është pronar i një karburanti.


“Në afërsi të Karburantit të tij, në lagjen Partizani është vrarë me armë zjarri në rrethana ende të paqarta, shtetasi G. Gj., 47 vjeç, banues në qytetin e Tropojës”, sqaron policia.

Grupi hetimor ka sekuestruar kamerat e sigurisë, ku në një prej tyre duket një makinë pa targa, e cila qëndronte afër lokalit kur ka ndodhur ngjarja. Më pas makina ka ikur në drejtim të paditur.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor ku vijon punën për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin dhe kapjen e autorit.

Shërbimet e Komisariatit të Policisë Tropojë, shërbimet e DVP Kukës, dy grupe të FNSH, vazhdojnë kontrollet dhe krehjen e zonës për të bërë të mundur kapjen e autorit. /Ora News/

Në trend Lajme

Më shumë
Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Këto pritet të jenë ulëset e partive në Kuvend për katër vitet e ardhshme

Politikë
Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me

Kosova aktualisht nuk është në agjendën e Komitetit të Ministrave të KiE-së, por çfarë tha kryeministri Kurti lidhur me "kërkesat" për Asociacionin?

Lajme
Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet

Hoxhaj: Palestina ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, Kosova pa asnjë njohje që katër vjet

Lajme
KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

KSHZ publikon rezultatet e para përfundimtare, ky është numri i deputetëve të partive në Kuvend

Politikë
Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Tragjedia në Shkodër, prokuroria zbulon mesazhet ofenduese dhe tradhtinë në celularin e bashkëshortit të Alma Arrazit

Lajme
Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Opozita maqedonase fiton zgjedhjet e dyfishta

Politikë
Kalo në kategori