LAJMI I FUNDIT:

Vritet një person në Prishtinë

Vritet një person në Prishtinë

Nga të shtënat me armë zjarri një person është vrarë në rrugën “C” në Prishtinë mbrëmjen e së mërkurës.

Lajmin për Telegrafin e ka konfirmuar zëdhënësi i Policisë së Kosovës për Rajonin e Prishtinës, Agron Borovci.


“Sot rreth orës 20:00, është raportuar për gjuajtje me armë zjarri të ndodhur në rrugën “C” në Prishtinë. Policia ka dalë në vendin e ngjarjes dhe nga informacionet e para  të marra  nga mjekët emergjent është konfirmuar se një  person  është pa shenja jete”, ka njoftuar Borovci.

Njësitet e policisë po punojnë për identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në këtë rast.

“Policia po vijon punën me veprime të ekzaminimit të vendngjarjes si dhe me veprime të tjera operativo-hetimore me qëllim identifikimin dhe lokalizimin e të dyshuarve të implikuar në rast”, ka shtuar tutje Borovci./Telegrafi/