LAJMI I FUNDIT:

I vrari në Mitrovicë, student në Universitetin “Isa Boletini” (Foto)

I vrari në Mitrovicë, student në Universitetin “Isa Boletini” (Foto)

Rreth orës 09:30 në rrugën “UÇK” në qendër të Mitrovicës është vrarë një i ri me armë zjarri.

Viktima është V.S. një 22 vjeçar dhe është student në Fakultetin e Informatikës në Universitetin “Isa Boletini”, njofton Klan Kosova.


Zëdhënësi i policisë për Rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti ka thënë për klankosova.tv se deri në këto momente nuk dihet rrethanat që kanë çuar deri te kjo vrasje.

Ndonëse vrasja ka ndodhur gati dy orë më parë trupi i pajetë i viktimës ende gjendet në vendin e ngjarjes.

————————————————————————–

Vritet një nxënës në Mitrovicë, qëllohet katër herë me kallashnikov (Foto)

Sot në orët e mëngjesit është vrarë një nxënës. Ngjarja ka ndodhur afër gjimnazit “Frang Bardhi”, në Mitrovicë, raporton Telegrafi.

Avni Zahiti, zëdhënës i Policisë së Kosovës për rajonin e Mitrovicës ka konfirmuar për Telegrafin se si pasojë e të shtënave me armë një person ka mbetur pa shenja jete.

Ndërkaq, sipas dëshmitarëve i riu është qëlluar katër herë me kallashnikov.

Policia është në vendin e ngjarjes. /Telegrafi/

1

2

3