LAJMI I FUNDIT:

Vritet një 50-vjeçar në Fier

Vritet një 50-vjeçar në Fier
Foto: Arkiv

Një vrasje me armë zjarri ka ndodhur në lagjen “Sheq i Madh” në Fier.

Raportohet që A. T., 50-vjeçar ka mbetur i vdekur.

Viktima është qëlluar në rrugë mëngjesin e së hënës nga një person ende i paidentifikuar. Kështu bëjnë të ditur policia.

“Sot rreth orës 06:00, në lagjen ‘Sheq i Madh’ Fier, nga një person ende i paidentifikuar, është vrarë në rrugë me armë zjarri shtetasi A. T., 50-vjeç banues në lagjen ‘Sheq i Madh’, Fier”, thuhet në njoftimin e policisë në Shqipëri.

Për zbardhjen e ngjarjes janë duke u marrë grupi hetimor.

Ndërkohë Policia e Fierit dhe FNSH kanë ngritur pika kontrolli në hyrje-daljet e qytetit me qëllim kapjen e autorit. /Ora News/