Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Gjermani. Mësohet se një 25-vjeçar nga Delvina është vrarë më thikë nga një shtetas afrikan.
Vrasja ka ndodhur para pak ditësh dhe 25-vjeçari shqiptar që mbeti viktimë është Ridjan Myftari, i cili ishte emigrant prej pak muajsh në Gjermani, kur është goditur nga një shtetas afrikan me thikë.
I riu nga Delvina ka qenë së bashku me një kushëririn e tij kur janë konfliktuar me afrikanin, i cili ka nxjerrë një thikë dhe ka qëlluar 2 shqiptarët. Kushëriri i Myftarait mësohet se është qëlluar 6 herë me thikë ndërsa i riu vetëm një herë, shkruan gazeta Shqip.
Njëri prej shqiptarëve është goditur 6 herë me thikë, por fatmirësisht ndodhet jashtë rrezikut.
Por Ridjan Myftari, megjithëse është goditur vetëm 1 herë me thikë, goditja ka qenë fatale për jetën e tij dhe ka ndërruar jetë në vendngjarje. /Telegrafi/
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëShitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Krijo hapësirën tënde të biznesit – zyre me qira te 4 Llulat – 300€/muaj ID-252
Ofertë e veçantë – vila në Brezovicë ofrohet me zbritje ID-246
Një jetë e re fillon këtu – banesa e gatshme 2+1 në rrugën ‘Gazmend Zajmi’ ID-251