Vritet në Ukrainë një ish-pjesëtar i Marinës amerikane

Një ish-pjesëtar i Marinës së SHBA-së është vrarë në Ukrainë, ka konfirmuar një zyrtar amerikan.
Siç u raportua, Daniel W Swift nga Oregon, u vra më 18 janar, transmeton Telegrafi.
Qendra e Mbledhjes dhe Informacionit të Munguesve të Marinës konfirmoi se Swift kishte një "status aktiv të dezertorit" që nga 11 marsi 2019.
“Ne nuk mund të spekulojmë pse ish-marinsi ishte në Ukrainë”, shtoi zyrtari. /Telegrafi/
Nga
Telegrafi
20/01/2023
Top Lajme
Promo Reklamo këtu
Jobs
Real Estate







































