LAJMI I FUNDIT:

Vriten katër persona të armatosur në Karachi, qëlluan për vdekje një roje dhe policin

Vriten katër persona të armatosur në Karachi, qëlluan për vdekje një roje dhe policin

Katër persona të armatosur janë qëlluar për vdekje gjatë shkëmbimit të zjarrit në një këmbimore në Karachi të Pakistanit, ku një roje dhe një zyrtar policor gjithashtu janë vrarë.

Sulmuesit kishin mbërritur në vendin e ngjarjes të armatosur me pushkë automatike AK-47 dhe granata, ku si pasojë e sulmit janë lënduar edhe shtatë persona, transmeton  Telegrafi.


Siç raportojnë mediat lokale, sulmuesit ishin veshur me rroba të policisë, ishin të armatosur me armë moderne si dhe mjete të ndryshme shpërthyese.

Rizëan Ahmend, polici që arriti i pari në vendin e ngjarjes, tha se sulmuesit gjithashtu kishin çanta me ushqim – dëshmi se kishin planifikuar prej kohësh sulmin.

Abid Ali Habib, drejtor i këmbimores në Pakistan, ka pranuar se gjithçka filloi në parking – ku sulmuesit filluan të gjuajnë me armë në drejtim të ndërtesës.

Nuk dihet nëse në videot amatore të publikuara më poshtë, shfaqin trupat e paletë të sulmuesve apo të rojave që u vranë gjatë sulmit. /Telegrafi/