LAJMI I FUNDIT:

Vriten katër persona në të shtënat masive në Georgia, sulmuesi në arrati

Vriten katër persona në të shtënat masive në Georgia, sulmuesi në arrati

Të paktën katër persona janë vrarë nga të shtënat masive në qytetin e vogël Hampton të perëndim të Georgia.

Policia ka identifikuar Andre Longmore nga Hampton si të dyshuar për vrasjet e lartpërmendura, transmeton Telegrafi.

Ata njoftuan se Longmore filloi të shtënat rreth orës 10:45 dhe vrau katër persona, tre burra dhe një grua.


Identiteti i viktimave nuk është bërë ende i ditur, sepse fillimisht duhet të njoftohen të afërmit e tyre.

“Kjo është një ditë e trishtuar në Hampton. Kjo nuk është normale për ne dhe si komunitet do të bashkëndiejmë. Si departament policie do të bëjmë gjithçka që është në fuqinë tonë për të siguruar që ky person të sillet para drejtësisë”, tha shefi i policisë së qytetit James Turner.

Zyrtarët po hetojnë nëse Longmore ka lidhje me ndonjë nga viktimat. Motivi i të shtënave është i paqartë. Një shpërblim prej 10,000 dollarësh po ofrohet për çdo informacion që çon në arrestimin e Longmore, raporton NBC.

Sherifi i qarkut Henry, Reginald B. Scandrett u bëri thirrje banorëve të mos i afroheshin Longmore sepse besohet se është i armatosur.

“Kudo që të je, ne do t’ju kërkojmë në çdo vrimë në të cilën mund të jesh dhe do t’ju mbajmë në paraburgim”, tha Scandrett. /Telegrafi/

Në trend Botë

Më shumë
Pse Trump dëshiron të marrë kontrollin e Gazës dhe a mund ta bëjë këtë?

Pse Trump dëshiron të marrë kontrollin e Gazës dhe a mund ta bëjë këtë?

Botë
Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Zelensky tregon numrin e ushtarëve të vrarë dhe të plagosur ukrainas

Evropa
Qindra gra përdhunohen dhe më pas digjen të gjalla pasi grupi rebel hyri në një burg të Kongos

Qindra gra përdhunohen dhe më pas digjen të gjalla pasi grupi rebel hyri në një burg të Kongos

Afrika
Vuçiq priti ish-guvernatorin e Illinoisit - Blagojevich ishte liruar nga burgu pasi e fali Trumpi

Vuçiq priti ish-guvernatorin e Illinoisit - Blagojevich ishte liruar nga burgu pasi e fali Trumpi

Serbia
“Atdheu ynë është atdheu ynë” – reagimi i zyrtarëve palestinezë pas propozimit të Trumpit për zhvendosje të banorëve të Gazës

“Atdheu ynë është atdheu ynë” – reagimi i zyrtarëve palestinezë pas propozimit të Trumpit për zhvendosje të banorëve të Gazës

Azia
Turqia i quan fjalët e Trumpit për Gazën si 'të gabuara dhe absurde'

Turqia i quan fjalët e Trumpit për Gazën si 'të gabuara dhe absurde'

Azia
Kalo në kategori