LAJMI I FUNDIT:

Vrau një e plagosi tetë myslimanë të tjerë, momenti kur masa e njerëzve arritën ta mposhtin sulmuesin (Video)

Vrau një e plagosi tetë myslimanë të tjerë, momenti kur masa e njerëzve arritën ta mposhtin sulmuesin (Video)

Një sulm që po vlerësohet si terrorist ka ndodhur mbrëmë në Londër, kur një 48-vjeçar me një furgon të bardhë ka sulmuar një grup myslimanësh, të cilët sapo kishin përfunduar lutjet e Ramazanit afër një xhamie në Finsbury Park.

Sipas medieve të huaja, përcjell Telegrafi, ai gjatë këtij sulmi ka arritur të vrasë një dhe të plagosë së paku tetë të tjerë.


Ndërkohë janë publikuar edhe pamjet në të cilat shihet momenti kur masa e njerëzve arriti të mposhtin sulmuesin.

Në disa pamje të publikuara në faqen e internetit “YouTube” dëgjohen britmat dhe klithmat e njerëzve të frikësuar.

Gjithashtu, shihen njerëzit të cilët, pasi e kanë shtrirë për tokë, fillojnë edhe ta godasin sulmuesin.

Bëhet e ditur se pas arritjes së policisë, ai është arrestuar dhe është dërguar në spital, për analiza psikiatrike. /Telegrafi/