50-vjeçari shqiptar Fatmir Tarellari, i cili prej disa muajsh ndodhet në burg për vrasjen e kunatit të tij, ka kërkuar përmes avokatëve lirimin nga qelia.
Sipas mediave të huaja, Tarellari ekzekutoi kunatin 33-vjeçar, Erjon Pelivani, pasi ky i fundit i kishte përdhunuar vajzën në mënyrë sistematike dhe më pas e shantazhonte duke i kërkuar shuma monetare.
50-vjeçari po mbahet në një pavijon të posaçëm të një prej burgjeve të Larisës, jo me të burgosur me dënime të rënda, ndërsa ruan pothuajse çdo ditë kontakte me tre fëmijët e tij.
Sipas Tarellarit, përdhunimi i vajzës nga 33-vjeçari Erjon Pelivani ka ndodhur teksa në dhomën ngjitur ndodhej djali i tij tashmë 9-vjeçar. Tarellari u vetëdorëzua në polici pasi vrau kunatin e tij, Erjon Pelivani.
Tarellari ekzekutoi Pelivanin disa ditë pasi vajza e tij 18-vjeçare i rrëfeu se ishte përdhunuar nga vëllai i njerkës prej vitesh.
Ngacmimet ndaj të miturës kishin nisur në moshën 9-vjeçare ndërsa përdhunimet ishin regjistruar nga mosha 12-14 vjeç, deri në moshën 19-vjeçare.
Gjithashtu vajza ishte kërcënuar nga 33-vjeçari se do të publikonte pamje gjatë akteve seksuale nëse ajo nuk i jepte para. Nga shpenzimi dhe kërkimi i parave ndaj familjarëve, doli në dritë edhe ngjarja.
50-vjeçari pohoi gjithashtu se vajza e tij arriti në pikën e vetëvrasjes pas asaj që kaloi nga daja i saj 33-vjeçar. Ai theksoi se jetesa e djalit të mitur 9 vjeç dhe vajzës së tij, e cila është studente në Universitet, varen vetëm nga puna e tij, pasi nuk kanë të ardhura të tjera.
Një psikiatre që ekzaminoi 18-vjeçaren, para vrasjes së ndodhur më 9 janar, kishte konstatuar se vajza vuan nga stresi post-traumatik, pas vitesh abuzime seksuale të përsëritura përdhunimi dhe shantazhi, ndërsa ajo monitorohet çdo ditë dhe ka nevojë për trajtim të menjëhershëm.
Në mikroskopin e hetimeve është edhe videoja prej 36 sekondash me të cilën 33-vjeçari dyshohet se shantazhonte 18-vjeçaren.
Siç ka dëshmuar edhe vetë ajo para autoriteteve, ajo është dërguar pa e ditur në shtëpinë e prindërve të saj. Ajo vetë nuk ishte më shumë se 14 vjeç, ndërsa në video duken qartë duart dhe tatuazhi i 33-vjeçarit./Euronews Albania
Promo
Reklamo këtuLufta Prigozhin - Putin
Më shumëFSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Si krijohen gurët në dhëmbë dhe a “rrallohen” dhëmbët pas pastrimit te stomatologu?
Çfarë na bën ajri i ndotur?
Zëvendës-sekretari amerikan sot në Kosovë
Vrasja e dyfishtë në Vushtrri, ekspertja thotë se i akuzuari nuk ka vepruar në gjendje të tronditjes së fortë mendore
Zbulohet rrjeti i prostitucionit në Durrës, shpallen në kërkim dy kineze
104.5m² komfort – Banesë luksoze me pamje tërheqëse për zyret e juaja
Investoni në të ardhmen tuaj – bli banesë në ‘Arbëri’ tani! ID-140
Shitet banesa në Fushë Kosovë në një vendodhje perfekte – 80.5m², çmimi 62,000Euro! ID-254
Ideale për zyre – në qendër të Prishtinës lëshohet banesa me qira ID-253
Bli shtëpinë e ëndrrave tuaja në Prishtinë – ZBRITJE në çmim, kapni mundësinë tani! ID-123
Çdo fëmijë e don një xhaketë të re për vit të ri!
25% zbritje në çizmet Adidas Terrex? Zgjate dorën!
Hej djem! Super xhaketa e Adidas tani vjen me zbritje ekskluzive vetëm për ju
Atletet e famshme Reebook vijnë me zbritje t’hatashme
Kreativiteti i fëmijëve tuaj fillon me këtë tabelë të zezë nga Vitorja – Përfitoni 20% zbritje ekskluzive
Më të lexuarat
Elon Musk nuk është fans i Liverpoolit, por i rivalit të tyre më të madh në Ligën Premier
Trump paralajmëron 'pushtimin' e Grenlandës, vjen reagimi i kryeministrit të ishullit
Zarf i zi në Big Brother VIP Albania 4
Përmasa gjigante: Granit Xhaka në mbështetje të Gjestit
FSK-ja shkoi në veri të vendit për një varrim, Maqedonci u zotua te KFOR-i se nuk kishte provokim
Rina publikon fotografi krah Feros: Akoma s’ka konkurrencë, 2025